Nga Manushaqe Hoxha Laçi: Mësuesia nuk është thjesht profesion – është pasion

- Advertisement5 -

Mësuesia nuk është thjesht profesion:
është ritëm, është frymë, është pasion.
Ai që rri pas skene e punon pa pushim,
të ardhmen ndërton pa kërkuar shpërblim.

- paragrafi 1 -

Si dritare që hapet sjell risi, sjell ide,
të mëson të ngrihesh kur përtokë bie.
Fjalët e tij s’janë thjesht mësim,
janë shtysë, janë flakë, janë frymë që s’ka mbarim.

- Advertisement - M1

Se mësuesi është zemër me ritëm të fortë,
gjenerator i pashtershëm që sjell dritë në botë.
Kushdo që t’prek shpirtin kurrë s’e harron:
bën histori në çdo hap që ndërton.

Kur me qetësi e me ngrohtësi dorën i shtrëngon,
nxënësi ndihet i sigurtë dhe mësuesit i beson.
Në atë prekje fshihet forcë, zemër dhe butësi,
një fillim rruge që nis drejt së ardhmes së tij.

Hap mendjen ngadalë si të hapësh një libër të ri,
ku çdo faqe është pyetje dhe çdo fjalë një “pse?” që të rri.
Si yje në qiell të gjerë ndez dhe rrit ide,
të mëson të shohësh botën të kthjellët, pa re.

- Advertisement - m2

Prek zemrën pa fjalë, veç me mirësinë e tij,
me një “je i aftë” që të ngre, me një “besoj tek ti”.
Në heshtjen e klasës mbjell shpresë e besim,
dhe fëmija rritet me vlera e me vetëvlerësim.

Mësuesi ecën përpara, pa kërkuar lavdi,
por gjurma në shpirt nuk zhduket kurrsesi.
Se çdo brez që ai udhëheq bëhet dritë në çdo stinë,
dhe kjo është fitorja e tij: të ndërtojë të ardhmen, njerinë.

Mësuesi

Shtrëngon një dorë mësuesi,
si agim që prek një fletë,
dhe fëmija gjen në prehërin e tij
sigurinë e hapit të parë në jetë.

Hap një mendje mësuesi,
me dritë që rrjedh e qetë,
me fjalë që bëhen udhë,
me ëndrra që sjellin diell.

Prek një zemër mësuesi,
si në pranverë e buta puhizë,
dhe brenda cdo nxënësi,
të rritet një botë e bukur nis.

Në botën që vrapon me shpejtësi,
ai mbetet busull në çdo stuhi,
dhe yjet që ndez në çdo fëmijë,
shkëlqejnë në vite për jetën e tij.

Zemrat që mësuesi prek
e mbajnë mirënjohjen përjetë.

642536949 25967868449491151 2470262159267498261 n

*Autorja është mësuese kimie në gjimnazin “Skënderbeu” Krumë, Has