E diel, 22 Shtator, 2024

Nga Malvina Lamçe Rista: Shkëputur nga ditari i një ish-nxënëseje dikur…Sot mësuese

- Advertisement1-

Dita kur mësuesja jote të kish’ folur, ngritur zërin, apo kritikuar, ishte dita më e keqe për ty. Kokëulur ktheheshe në shtëpi, tërë frikë dhe mendime negative se çfarë do dëgjoje edhe nga prindi. Nuk mund ta mbaje të fshehta, ishte e kotë. Ata të lexonin në sy dhe sigurisht, babai i pari, në rastin tim, do të ma vinte në dukje që sot kishte ndodhur diçka me patjetër, në shkollë. Oh, sa turp më vinte me vetën, si e kisha çuar situatën deri në pikën që kisha marrë dhe kritika! E dija përgjigjen e babait tim, sigurisht që unë e kisha fajin. Duhet të kërkoja falje dhe mos të përsërisja me gabimin.

Babai nuk donte sqarime të mëdha, i mjaftonte të kthente sytë nga unë dhe çdo gjest, qëndrim apo fjalë kuptohej më së miri. Me vinte turp nga vetja që e kisha nervozuar mësuesen.

- Advertisement -

Të nesërmen mezi e prisja, t’i kërkoja falje dhe ajo të më falte atë buzëqeshjen e saj, që më të vërtetë, ja doja shumë.

Sot në 2023, “fëmija”, nxënësi, shkon duke qarë në shtëpi se mësuesja i ka vënë notë të keqe, apo e ka kritikuar. Dhe që të nesërmen, vjen prindi dhe i ulëret mësuesit, se pse i ka qarë fëmija.

Nuk ka më as turp, as brejtje ndërgjegje, asgjë. Çudi! Prindi nuk interesohet për shkallën e njohurive të fëmijës, por interesohet që ai t’i ketë të gjitha 10-ta, pa meritë! Mjafton dukja, kjo po, ka rëndësi! Kush po pyet për brendinë… Vërtet nuk e di se çfarë lloj vlere do të përcjellë ky prindi i kohëve moderne, por një gjë e di me siguri…Po kur ky fëmijë të rritet çfarë do të përcjellë? Apo do të ketë prapë mamin me babin pas? Rëndësi nuk paska formimi jo, por, dukja, fasada, është më e rëndësishme! Sa për të ardhur keq… Jam pa fjalë!

Më thoni ku ta gjej motivimin mësuesi që kërkon ta bëj siç duhet punën e tij, lufton dhe merr pjesë sistematike në trajnime mbi dhe për të nxënët dhe në fund përballet në praktikë me fenomene të tilla. Për çfarë duhet të jesh mësues kur nuk të lënë të punosh siç duhet?

Reflektoni dhe edukojini fëmijët, nëse prisni diçka nga e ardhmja, në të kundërtën nuk do të kemi asnjë shpresë!

Shkëputur nga ditari i një ish-nxënëseje, sot mësuese!

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njohësit e arsimit: I vështirë zbatimi i mësimit tërëditor në Prishtinë

Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërëditor në Prishtinë nuk do të...

Pensionohet mësuesja Shefkije Veliu nga Prishtina

Është pensionuar mësuesja Shefkije Veliu. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Ganimete Tërbeshi" në Llukar...

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...