E martë, 25 Shkurt, 2025

Nga Malvina Lamçe-Rista: Dikur kur të kritikonte mësuesja ktheheshe kokëulur në shtëi, sot nxënësi…

- Advertisement1-

“Për çfarë duhet të jesh mësues kur nuk të lenë të punosh siç duhet? Reflektoni dhe edukojini fëmijët, nëse prisni diçka nga e ardhmja, në të kundërt nuk do të kemi asnjë shpresë!”. Shkrim reflektues nga mësuesja Malvina Lamçe Rista.

Dita kur mësuesja jote të kish’ folur, ngritur zërin, apo kritikuar, ishte dita më e keqe për ty. Kokulur ktheheshe në shtëpi, tërë frikë dhe mendime negative se çfarë do dëgjoje edhe nga prindi. Nuk mund të mbaje të fshehta, ishte e kotë. Ata të lexonin në sy dhe sigurisht, babai i pari, në rastin tim, do të ma vinte në dukje që sot kishte ndodhur diçka me patjetër, në shkollë. Oh, sa turp më vinte me veten, si e kisha çuar situatën deri në pikën që kisha marrë dhe kritika! E dija përgjigjen e babait tim, sigurisht që unë e kisha fajin.

- Advertisement -

Duhet të kërkoja falje dhe mos të përsërisja më gabimin. Babai nuk donte sqarime të mëdha, i mjaftonte të kthente sytë nga unë dhe çdo gjest, qëndrim apo fjalë kuptohej më së miri. Më vinte turp nga vetja që e kisha nervozuar mësuesen. Të nesërmen mezi e prisja, t’i kërkoja falje dhe ajo të më falte atë buzëqeshjen e saj, që me të vërtetë, ja doja shumë.

Sot në 2023, “fëmija”, nxënësi, shkon duke qarë në shtëpi se mësuesja i ka venë notë të keqe, apo e ka kritikuar dhe që të nesërmen, vjen prindi dhe i ulëret mësuesit, se pse i ka qarë fëmija. Nuk ka më as turp, as brejtje ndërgjegje, asgjë. Çudi! Prindi nuk interesohet për shkallën e njohurive të fëmijës, por interesohet që ai t’i ketë të gjitha 10-ta, pa meritë! Mjafton dukja, kjo po, ka rëndësi! Kush po pyet për brendinë…

Vërtetë nuk e di se çfarë lloj vlere do të përcjellë ky prindi i kohëve moderne, por një gjë e di me siguri…Po kur ky fëmijë të rritet çfarë do të përcjellë? Apo do të këtë prapë mamin me babin pas? Rëndësi nuk paska formimi jo, por, dukja, fasada, është më e rëndësishme!

Sa për të ardhur keq…

Jam pa fjalë! Më thoni ku ta gjej motivimin mësuesi që kërkon ta bëj siç duhet punën e tij, lufton dhe merr pjesë sistematike në trajnime mbi dhe për të nxënët dhe në fund përballet në praktikë me fenomene të tilla. Për çfarë duhet të jesh mësues kur nuk të lenë të punosh siç duhet?

Reflektoni dhe edukojini fëmijët, nëse prisni diçka nga e ardhmja, në të kundërt nuk do të kemi asnjë shpresë!

- Advertisement -rrrrrrr

Nga Malvina Lamçe Rista

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...