ME ShKAS….
Sonte në një intervistë që përcolla në ATV nga Rrahman Jashari më bëri të mos i besoj as vetes as profesionit tim për një periudhë të gjatë në mësimdhënie.
Jashari na del para mediave me një të pa vërtetë se rrogat e mësimdhënësve na u paskan rritë për 100 € gjë që nuk është e vërtetë.
Kur them nuk është e vërtetë, kam plot fakte dhe argumente se të gjithë kemi marrurr pagat dhe ky numër simbolik nuk po na del… nuk di me çfarë matematike ke llogaritur!
Nuk më brengos ajo çka thuhet nga ju por më brengos ajo çka u tha për ne për sa muaj me radhë.
*Kryetar ke harruarr që një muaj nxënësit mbetën në shtëpi për këtë rritje.
*Kryetar na paske harruar se mësimdhënësit i ndave në dyshe për këtë rritje.
*Kryetar po harron se gjysmëvjetori nuk përfundoj ashtu siq e do rendi në të gjitha shkollat e Republikës.
*Kryetar sa vogëlushë pritën një shtatorin me gëzim e mbetën pa dëgjuar zilen siq e kanë dëgjuar parardhesit e tyre për nuk degjuan vetem se mësuesit priten rritje të pagave !
E çka jo ….
Për çudi nuk di si del me një deklaratë të tillë që rrogat na u paskan rritë për 100€.
Ama me çfarë këndi i sheh këto rritje?
Ne që pritëm e morëm rrogat nuk po e shohim këtë shifër….
Si do që të jetë zoti e bëftë shkollën shqipe se ashtu e kështu në Kosovë s’do mbesin as nxënës e as mësimdhënës që të udheheqen nga sindikatat….!