Nga Maliq Fetahu: Zhgënjim i vazhdueshëm i mësimdhënësve

- Advertisement -

Mësuesit vitet e fundit po e ndjejnë veten si të zhgënjyer nga sulmet pushtetare, mediatike e rrjetet sociale për profesionin e shenjtë që kanë zgjedhur…!

- paragrafi 1 -

“Mësuesit na janë fajtorë pse libraritë nuk janë pajisur me tekste shkollore!'”

- Advertisement -

“Mësuesit janë fajtorë pse MAShTI ende ska dalë me kalendar për vitin shkollor 2024/2025!”

“Mësuesit janë fajtorë pse prindërit nuk i pajisin fëmijët e tyre me tekste shkollore!”

“Mësuesit janë fajtorë që shumë prindër nga mergata subvencionohen me të holla për libra e ato nuk i blejnë kurrë…!”

- Advertisement -

E për çka nuk janë fajtorë mësuesit sipas jush…?

Është fenomen i quditshëm për të sharë e fyer mësuesin i cili me tërë mirëqenien e vetë mundohet të jetë aty ku i është caktuar detyra.

Ky fenomen mund të ndodh gjithandej globit ama jo nga njerëzit që nuk kanë të bëjnë me arsimin !

T’kuptojmë se në vendet e civilizuara mësuesi ka ma pak ankth e më shumë mbështetje .

Brenda misionit të mësuesit mos harroni gjenden një mori ngerqe dhe barriera.

Mos harroni se mësuesit e shkollave tona janë të zhytur në kredina për mbijetesë,nuk kanë as luksin e as mbështetjen nga shteti…!

Pasi mësuesi sulmohet verbalisht një ditë mund të mos jetë në mesin tuaj si shumë intelektualë e pastaj ju mund të silleni shesheve e fëmijët të mbesin pa ngrohtësinë e një mësuesi që në shekullin 21 flitet për reforma e rezultate në letra të bardha e sukses fare.Mësuesit kanë të drejtë të kërkojnë atë që u takon e kur ju i plotsoni ato të drejta mund të kërkoni cilësi…!

Na ruaj Zot nga ata që si duan institucionet arsimore…!