Nga Maliq Fetahu: Shkollat tona po përballen me një krizë të thellë identiteti, cilësie dhe vizioni

- Advertisement5 -

Arsimi është shtylla kryesore mbi të cilën ndërtohet e ardhmja e një kombi. Mirëpo, sot shkollat tona po përballen me një krizë të thellë identiteti, cilësie dhe vizioni. Në vend që të ecin me hapin e shekullit XXI, shumë prej tyre po mbesin të ngujuara në modele të vjetruara, të varfra në inovacion dhe të dobëta në udhëheqje.

- paragrafi 1 -

Një nga problemet më të mëdha është mungesa e teknologjisë informative në shkolla. Në një kohë kur bota po ecën drejt digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale, nxënësit tanë shpesh mësojnë pa laboratorë funksionalë, pa pajisje bashkëkohore dhe pa qasje reale në mjetet teknologjike.

- Advertisement -

Paralelisht me këtë, po përballemi me një dukuri alarmante: zbrazjen e shkollave nga nxënësit. Migrimi, rënia e lindshmërisë dhe humbja e besimit në sistemin arsimor kanë bërë që shumë klasa të mbeten gjysmë të zbrazëta.

Një tjetër plagë serioze e arsimit është përzgjedhja e mësimdhënësve jo sipas meritës dhe aftësive profesionale, por shpesh sipas ndikimeve dhe lidhjeve.

Roli i drejtorëve të shkollave në shumë raste është reduktuar në një titull formal, pa ndikim real në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

- Advertisement -

Edhe bashkëpunimi me këshillat e shkollës dhe komunitetin shpesh mbetet vetëm në nivel deklarativ.

Një kritikë e fortë i takon edhe mënyrës se si organizohen trajnimet e mësimdhënësve, të cilat shpesh reduktohen në lexim sllajdesh pa demonstrim praktik.

Si pasojë, po shohim edhe fenomenin e marrjes së certifikatave pa fituar njohuri reale.

Ky shkrim është një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim për reforma reale në arsimin kosovar.

Nëse nuk e shpëtojmë arsimin sot, nesër do të humbasim të ardhmen.

Maliq Fetahu