E diel, 23 Shkurt, 2025

Nga Maliq Fetahu: Ministre Nagavci, kur do hiqet shkumësi i bardhë nga dora e mësimdhënësit?

- Advertisement1-

Zonjës Ministre të Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit

E nderuara ministre kam shkruar dhe më herët e po të rikujtoj,jo në cilësinë e ndonjë eksperti por në cilësinë e një mësimdhënësit në republikën tonë të dashur.

- Advertisement -

Flitet shumë për licenca,pajtohem me ju dhe jam për të aplikuar në cilëndo:

*Licencë të karrierës

*Përtrirjen e licencës

*Licencë të avancuar

*Përtrirjen e licencës së avancuar

*Licencë të përhershme

- Advertisement -rrrrrrr

Mirë për të gjitha !

Ku jemi me fillimin e vitit të ri shkollor?

S’i do i pajisim nxënësit më tekste mësimore?

Kur do hiqet shkumësi i bardhë nga dora e mësimdhënësit ?

Kur do ketë ma shumë punë se fjalë?

Kur do kërkohet cilësi e jo sasi ?

Kur politikat do heqin dorë nga shtylla e shtetit siç është arsimi ?

Ministre kam edhe shumë pyetje po ja që këtu po përfundoj për të kaluar në një brengë tjetër te kalendari i vitit shkollor.

Kur shohë këtë kalendar kthehem shumë prapa.Atëherë kur unë isha nxënës mësimi i gjysmëvjetorit të parë përfundonte me 15 janar!

Ka ikur ajo kohë pse mos të ecim me kohën !?

Pse pushimi mos të lidhet me festat e fundvitit kalendarik?

Ka shumë arsye:

* Shumë mërgimtar vinë nga bota përendimore për të kremtuar me familjar,nxënësit tanë duan bashkë të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre të ardhur .Në atë kohë më shumë kanë vëmendjen tek festat se sa tek mësimi .

Mësimdhënës e nxënës mund të planifikojnë për kremtim të festave në diasporë e pse t’ju mohohet kjo e drejtë, kur mundemi mësimin ta përfundojmë ashtu siç përfunduam për 23 vite pas lufte.

Një gjë e di.Me këtë kalendar do të krijohet tollovi , do ketë humbje të mëdha të orëve, mungesat do jenë të panumërta e arritja e suksesit do jetë e vogël!

Kjo i bie që të shënojmë në letër e të mbetet si sasi e për cilësi nuk flitet fare…!

Në fund ruaje Zot shkollën shqipe!
Zoti i bekoftë mësimdhënësit e nxënësit tonë!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...