E enjte, 27 Shkurt, 2025

Nga Maliq Fetahu: Ministre Nagavci vepro e parandalo grevën, mos thyej mijëra zemra të vogëlushëve

- Advertisement1-

Na u bën ca ditë që nëpër portale dhe rrjete sociale na bëhen lloj lloj shkrimesh nga “analist” ministra e zv.ministra, simpatizant të politikës, qytetarë, intelektual e të vetëquajtur intelektual që halë në sy ju është bërë mësusi/ ja për kërkesat legjitime ndaj pushtetarëve hiq më shumë se miratimi i një ligji që mbron të drejtat e tyre njerëzore e intelektuale.

Po a dini ju o njerz të mirë nëse pak doni mirësinë e shoqërisë mos hidhni helm nga goja sepse mësuesi është ai që gatuan brumin e një shoqërie që nesër do jenë prijës e udhërrëfyes i së mirës kombëtare….!

- Advertisement -

Ministre gjej kohë, ulu me sindikalistët bisedo për ato që kërkojnë mos hedh gacë në barot, herë me përformanca, herë me testime, herë me nostifikime e herë në batuta 80, 300 e 500 euro.

E ke lehtë të caktohet përformanca, po ashtu lehtë nostifikimin, shumë lehtë të ikësh nga testimi e krejt fare të ikësh nga batutat që hedh në media.

Mendo një herë se në arsim janë një armatë e madhe dhe vështirë që mund tua kthesh bindjen për kërkesat e tyre….!

Vepro sa është herët e leri fëmijët me buzëqeshje t’u kthehen bankave shkollore .

Topi është në dorën tënde vepro e mos shko nga greva mos thyej mijëra zemra të vogëlushëve që për herë të parë i presin bankat shkollore…!

Maliq Fetahu, mësimdhënës

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Nerxhivane Gashi, një përvojë të gjerë dhe një përkushtim të palëkundur ndaj arsimit

Arsimtarja Nerxhivane Gashi është një ndër figurat më të spikatura të stafit akademik të...

Florije Zogu zgjedhet mësimdhënësja e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi”

Florije Zogu nga Këshilli i Arsimtarëve është zgjedhu “Mësimdhënësja e vitit” në gjimnazin "Ahmet...

Para 128 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në...

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...