Nga Maliq Fetahu: Mësues/se ju jeni drita e cila ndriçon rrugën e dijes

- Advertisement -

184 nuk është thjesht një numër; është një tregues që çdo hap dhe çdo njohje ka rëndësinë e vet në rrugën drejt sukseseve të mëdha.

- paragrafi 1 -

Në fillim të këtij viti mësimor, dua të shpreh respektin dhe përkrahjen me të thellë për të gjithë mësuesit/ se tanë. Unë kam emër e mbiemër dhe shkruaj ne emrin tim krenar me profesionin që kam.

- Advertisement -

Mësues/se ju jeni drita e cila ndriçon rrugën e dijes,ju jeni shtylla që mban ëndrrat dhe shpresat e brezave të rinj,edhe atyre që çdo ditë hedhin helm nga goja e tyre.

Çdo përpjekje e juaja, çdo fjalë e thënë me dashuri ,çdo ditë e kaluar pranë nxënësve është një gur i çmuar në themelin e dhomës e së ardhmes së tyre.

Mësues/se mos u lodhet nga sfidat e përditshme ! Enërgjia juaj,pasioni dhe përkushtimi janë shembuj që nuk harrohen. Nxënësit nuk kujtojnë vetëm leksionet ,por emocionet që ju transmetoni ,besimin që ju jepni dhe forcën për të endërruar.

- Advertisement -

Ky vit shkollor është një mundësi për të krijuar histori të reja ,për të ndërtuar urë të fortë të dijes dhe për të frymëzuar çdo shpirt të ri. Ju qëndroni në zemëren e çdo nxënësi ,dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë ndikimin tuaj.

Fal jush ,bota e fëmijëve tanë bëhet e ndritshme,me e gjerë dhe më e fuqishme.

Ju jeni heronjtë e heshtur të ditëve tona jo për

184 ditë porë për 184 milion vite.

Ju jeni të shtylla e shtetit tonë. Nuk mund të pajtojë me atë që 90% të mësimdhënësve janë me ditar në dorë nga fuqia politike ,aty janë nga profesioni dhe diploma që kanë.

Në fund të fundit ne kemi emër kemi mbiemër dhe kemi një mision e ai është arsimimi dhe edukimi i brezave të rinj. /AlbanianEducation.net/.