Nga Maliq Fetahu: Mësimdhënësit, shtylla më e fortë e shoqërisë sonë

- Advertisement5 -

Të nderuar mësimdhënës të Kosovës,

- paragrafi 1 -

Në prag të festës suaj, me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju drejtohem me fjalët më të sinqerta falënderimi për misionin fisnik që bartni mbi supe çdo ditë. Rruga juaj nuk ka qenë kurrë e lehtë, por ka qenë gjithmonë e ndritur nga drita e dijes dhe dashurisë për atdheun.

- Advertisement - M1

Ju keni qenë dhe mbeteni shtylla më e fortë e shoqërisë sonë. Në kohët më të vështira, kur arsimi shqip mbahej gjallë me sakrifica të mëdha, e deri në ditët e sotme, mësuesi kosovar ka qenë simbol i qëndresës, dijes dhe formimit kombëtar.

Ju nuk jeni vetëm bartës të librave, por formues të karakterit, edukatorë të brezave dhe mbrojtës të gjuhës e identitetit tonë. Në çdo klasë, në çdo bankë shkolle, në çdo buzëqeshje nxënësi, jeton një pjesë e përkushtimit dhe sakrificës suaj.

Faleminderit për durimin, profesionalizmin dhe dashurinë që e shndërroni në mësim. Faleminderit për çdo orë shtesë, për çdo këshillë dhe për çdo përpjekje që bëni për një të ardhme më të ndritur për brezat që po rriten.

- Advertisement - m2

Le të jetë kjo festë një moment krenarie dhe reflektimi për misionin tuaj të shenjtë. Pa mësues nuk ka dije, pa dije nuk ka zhvillim, dhe pa zhvillim nuk ka të ardhme.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,

Maliq Fetahu