Nga Maliq Fetahu: Kush po e fundos arsimin në Kosovë



nder titull

- Advertisement5 -

Sa herë publikohen rezultatet e dobëta të nxënësve, lind e njëjta pyetje: Kush e ka fajin? Përgjigjja nuk është e thjeshtë, sepse arsimi nuk po fundoset nga një njeri apo nga një institucion i vetëm. Ai fundoset nga një varg dështimesh që janë grumbulluar ndër vite.

- paragrafi 1 -

Së pari, politizimi i arsimit ka dëmtuar rëndë meritokracinë. Emërimet në pozita udhëheqëse duhet të bazohen në profesionalizëm dhe integritet.

- Advertisement - M1

Së dyti, mësimdhënësi është lënë shpesh vetëm përballë sfidave. Pa mbështetje dhe respekt shoqëror nuk mund të priten rezultate të jashtëzakonshme.

Së treti, familja po e humb gjithnjë e më shumë rolin edukues. Edukimi fillon në shtëpi dhe kërkon bashkëpunim të ngushtë me shkollën.

Edhe nxënësi është pjesë e kësaj tabloje. Teknologjia duhet të shërbejë si mjet për dije dhe jo si zëvendësim i saj.

- Advertisement - m2

Nuk mund të anashkalohet as fakti se cilësia e arsimit mbetet një sfidë serioze. Rezultatet e vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe analizat e ekspertëve të arsimit, kanë treguar vazhdimisht nevojën për reforma të mirëfillta, forcimin e meritokracisë, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe llogaridhënies në të gjitha nivelet e sistemit arsimor.

Arsimi është përgjegjësi e përbashkët. Duhet t’i kthejmë dinjitetin mësuesit, përgjegjësinë prindit, motivimin nxënësit dhe meritokracinë sistemit.

Arsimi nuk është shpenzim. Arsimi është investimi më i madh që një shtet mund t’i bëjë vetes.

Shqip | English