Nga Maliq Fetahu: Faleminderit mësimdhënës, jeni shtylla e shtetit e dritarja e kombit

- Advertisement -

FALEMINDERIT MËSUES/E!

- paragrafi 1 -

Mësues dua të falënderoj për mundin,sakrificën dhe vullnetin që më përkushtim dhe durim bënë sot për një qëllim ngritjen dhe ruajtjen e cilësisë në arsim.

- Advertisement -

Mjaftuan sulme të një pasnjëshme të bëra gjatë vitit shkollor, jo PISA, jo ligji i pagave, jo përformancë, jo testimi, jo greva e çka jo thuaj se mësuesit tanë janë armiku i shoqërisë, e jo shtylla e shtetit e dritarja e kombit…!

Zv.ministëri na del me iden e vlerësimit të mësimdhënësve gjë që e parasheh edhe ligji, zbatoje ça po pret ama me njerëz apartiak e intelektual e njohës të mirë të fushës arsimore.

Kthehemi aty ku fillova ,njerëzit e dinë se sa e vështirë është të jesh prind, por t’a dini se akoma më e vështirë është të jesh edukues i brezave në një shoqëri.

- Advertisement -

Sepse ti mësues/se ,je ai apo ajo që rritë fëmijë të fort e të sigurt e inteligjent të bujkut, kopshtarit, minatorit, punëtorit, inxhinierit, ministrave, zv.ministërave, deputeteve, mjekëve, policeve, ushtarakëve e kujt jo…?!

Ju punoni aq shumë sa që nga ju varet gjithçka në globin tokësor.

Andaj faleminderit për punën e juaj të dashur mësues/se…!

Zoti ju bekoftë familjarisht …!