E shtunë, 21 Shtator, 2024

Nga Majlinda Berati: Ç’po ndodh me gjuhën shqipe?

- Advertisement1-

Gjuha është thesar i një kombi. Ajo është vetë kultura, dija e përparimi i një populli. Si një ndër gjuhët më të vjetra në Ballkan shqipja ka evoluar duke kaluar një sërë trajtash e duke marrë shumë forma ku tashmë ka mbërritur në një gjuhë të unifikuar me rregullat e saj gramatikore, drejtshkrimore, leksikore etj.

Si një ndër gjuhët më të vështira ajo është parë me një forcë të jashtëzakonshme, por dita-ditës e vit pas viti, në të ka filluar një ndotje gjuhësore të përzier me terma të huaja të cilat pa qenë nevoja, zëvendësojnë fjalën shqip duke iu përafruar konceptit të marrë nga gjuha e huaj.

- Advertisement -

Terminologji nga anglishtja e italishtja po zënë rrënjë në gjuhën tonë e po përdoren dendur në libra, media apo edhe në bashkëbisedimet e përditshme tonat. Pa vetëdije, këto fjalë i nxjerrim rrjedhshëm pa e kuptuar as vetë ne se përse po i përdorim. Pa u munduar të gjejmë gjegjësen e tyre në shqip ne mundohemi t’i japim kuptim dhe presim që edhe marrësi t’i kuptojë.

Me kalimin e viteve po vërehet gjithmonë e më shumë edhe një zbutje e bashkëtingëllores dridhëse “rr” e kthimi i saj në “r”. Në fjalë të tilla si psh. tmerr-tmer, e tmerrshme- e tmershme, marr-mar etj. Çfarë po ndodh? Cilat janë arsyet?

Përse u dashka që për lehtësi shqiptimi të përjashtojmë një bashkëtingëllore e t’i hapim udhë fjalëve të reja të formuara pa arsye? E ndërsa kjo përhapje po prek një masë të gjerë të popullsisë, le të kujtojmë disa ngërçe të tjera që prekin gjuhën shqipe sot.

60% të nxënësve që nga arsimi fillor e deri tek ai 9-vjeçar e më tej akoma, hasin vështirësi në bashkëtingëlloret dyshe ll-dh-th. Shpeshherë ngatërrimi i këtyre bashkëtingëlloreve me fonemat f-v-t-l.

Një tjetër çaparitje e shumëpërfolur është asimilimi i rrokjeve(shkurtesa e tyre) e ca më keq akoma përmbledhja e tyre vetëm në disa shkronja. Të gjithë ne, (këtu fus ndonjëherë e veten time) kemi shkruar ca më shumë e ca më pak fjalë të shkurtuara. Sa herë i kemi dëgjuar apo parë?

KLM, SKGJ,ÇPB…(madje shkronja “ç” bashkë me “ë” ka dalë fare nga tastiera e pajisjeve teknologjike).

- Advertisement -rrrrrrr

Cili është konkluzioni? Brezi i ri po përton akoma e më shumë të shprehet?
Mungon koha? Jo. Kohë ka por jo sa për të lexuar por ka mjaft sa për të lundruar në internet. Kjo po që mjafton për “brezin teknologjik”.

Duke shpresuar që këto pasoja të mbyllen me kaq, urojmë që t’i shterojmë këto çarje e të mos krijojmë më zgavra në këtë gjuhë hyjnore.

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...