Mësuesi ndërton të ardhmen në heshtje, me përkushtim dhe sakrificë.
Në vitet e fundit, fëmijët shpesh kanë marrë të drejta të gjera nga familja, por jo gjithmonë janë mësuar si t’i menaxhojnë ato me përgjegjësi.
Kur e drejta nuk shoqërohet me kufij, disiplinë dhe llogaridhënie, dëmtohet cilësia e procesit mësimor dhe dobësohet autoriteti i shkollës.
Të drejtat janë thelbësore, por ato duhet të ecin paralel me detyrimet.
Vetëm kur familja dhe shkolla punojnë së bashku për të mësuar fëmijën se liria kërkon përgjegjësi, arsimi fiton forcën dhe cilësinë që meriton.
