Nga Lon Laska: Nga Kosova në doktoraturë në Norvegji – rrugëtimi i një psikologu shqiptar

- Advertisement5 -

Fikri Hajdari, dikur student i imi, sot koleg dhe bashkëpunëtor, përfaqëson një shembull frymëzues të asaj që mund të arrihet me përkushtim, këmbëngulje dhe besim në rrugën profesionale. Ai është pranuar në një program doktorature (PhD) në Norvegji, pas një procesi përzgjedhës me konkurrencë të lartë.

- paragrafi 1 -

Pozita e tij është në Akershus universitetssykehus (Ahus), në bashkëpunim me Universitetin e Oslos, dhe është pjesë e një projekti kërkimor të financuar nga Norges Forskningsråd.

- Advertisement - M1

Rrugëtimi i tij pasqyron një realitet të njohur për shumë të rinj në Kosovë-mungesën e mundësive për zhvillim profesional dhe integrim në tregun e punës. Megjithatë, historia e tij dëshmon se këto sfida nuk janë pengesë e pakalueshme, por mund të shndërrohen në shtysë për të kërkuar dhe ndërtuar mundësi të reja.

Në një kohë kur shumë të rinj përballen me pasiguri për të ardhmen, rasti i Fikriut tregon se investimi në dije, puna e vazhdueshme dhe gatishmëria për të dalë nga zona e rehatisë mund të hapin rrugë drejt sukseseve të mëdha, edhe në skena ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Norvegji, ai ka ndërtuar përvojë në sektorin e kujdesit social dhe të shëndetit mendor, duke u integruar gradualisht në një sistem të ri profesional. Ky angazhim i vazhdueshëm ka qenë themeli mbi të cilin është ndërtuar avancimi i tij akademik.

- Advertisement - m2

Kemi pasur kënaqësinë të bashkëpunojmë si bashkautorë në librin universitar “Psikologji Edukimi” dhe aktualisht jemi në proces të botimit të librit “Vështirësitë në të nxënë”, çka e bën këtë rrugëtim edhe më domethënës në planin profesional dhe personal.

Pranimi i tij në studimet e doktoraturës është më shumë se një arritje individuale-është një mesazh i qartë për gjeneratat e reja se rruga drejt suksesit kërkon durim, punë dhe besim në vetvete.

Ky rrugëtim na kujton se, pavarësisht rrethanave, potenciali ekziston. Ajo që e bën dallimin është guximi për të ecur përpara dhe për të mos u ndalur përballë sfidave.

663357939 970740722474160 3055449670599094996 n