Nga Lendita Uka Ibishi: Bëhu ai apo ajo mësues(e) që kur hyn në klasë, sjell dritë

- Advertisement5 -

Bëhu ai/ajo mësues(e)

- paragrafi 1 -

Bëhu ai apo ajo mësues(e) që kur hyn në klasë, sjell dritë …jo vetëm dije. Ai/ajo që vishet bukur për çdo festë, jo për sy, por për zemër…sepse e di që në botën e fëmijëve çdo ngjyrë bëhet kujtim, çdo buzëqeshje bëhet gëzim.

- Advertisement - M1

Bëhu ai/ajo mësues(e) që ish-nxënësit e kërkojnë me mall. Që një ditë kthehen, ndalen te dera e klasës dhe thonë: “Faleminderit që më besove, edhe atëherë kur unë nuk besoja në veten time.” Sepse fjala jote nuk harrohet..ajo rritet bashkë me ta.

Bëhu ai/ajo mësues(e) që e do profesionin me shpirt. Që lodhjen e fsheh pas përkushtimit, që çdo vështirësi e kthen në forcë dhe çdo ditë e nis me një qëllim të vetëm: të prekë një zemër, të ndryshojë një jetë.

Bëhu gjithmonë ai/ajo mësues(e) që jep shpresë. Që i sheh nxënësit jo si janë sot, por si mund të bëhen nesër. Jepu besim kur dyshojnë, dritë kur errësohen dhe guxim kur ndalen.

- Advertisement - m2

Sepse një ditë, kur vitet të kalojnë, nuk do të kujtohen vetëm mësimet… por do të kujtohet një mësues(e)… një zë i butë, një dorë e ngrohtë, një zemër që nuk u lodh kurrë duke dhënë.

Dhe atëherë do ta kuptosh…
se ke qenë më shumë se mësues(e).
Ke qenë shpresë. Ke qenë dritë. Ke qenë kujtim që jeton përgjithmonë…