Nga Lendita Ibishi: Ky vit shkollor po mbyllet, por rrugëtimi ynë drejt dijes vazhdon



nder titull

- Advertisement5 -

Çdo ditë një hap drejt dijes!

- paragrafi 1 -

Teksa po i afrohemi fundit të këtij viti shkollor, zemrat tona mbushen me emocione. Çdo ditë që kaluam në bankat shkollore ishte më shumë se një ditë mësimi; ishte një kujtim, një përjetim dhe një hap i rëndësishëm në rrugën e jetës sonë.

- Advertisement - M1

Ishte viti i buzëqeshjeve të sinqerta, i duarve të ngritura me entuziazëm, i sfidave që na bënë më të fortë dhe i sukseseve që na mbushën me krenari. Çdo mëngjes hynim në klasë me ëndrra të reja, ndërsa çdo pasdite largoheshim me më shumë dije, më shumë përvojë dhe më shumë besim në vetvete.

Në këtë rrugëtim nuk ishim vetëm. Mësuesi është drita që ndriçon rrugën, duke udhëhequr me durim, përkushtim dhe dashuri. Ai beson tek nxënësi edhe kur ndonjëherë dyshonin në ta. Fjalët e mësuesit do të mbeten gjithmonë në kujtesën nxënësit si një thesar i çmuar.

Pas çdo suksesi qëndronte edhe përkrahja e prindërve, të cilët me dashuri, sakrificë dhe kujdes na dhanë forcë për të ecur përpara. Ata gëzoheshin me arritjet e femijëve të tyre dhe na inkurajonin sa herë që rruga bëhej më e vështirë..

- Advertisement - m2

Ky vit shkollor po mbyllet, por rrugëtimi ynë drejt dijes vazhdon. Çdo ditë e kaluar në shkollë ka qenë një tullë në ndërtimin e së ardhmes sonë. Çdo përpjekje, çdo sfidë dhe çdo sukses na ka afruar më shumë drejt ëndrrave tona.

Prandaj, sot e themi me zemër plot mirënjohje dhe krenari: ky vit shkollor na mësoi se dija nuk fitohet menjëherë. Ajo ndërtohet hap pas hapi, me mund, përkushtim dhe dashuri. Dhe pikërisht për këtë arsye, çdo ditë e kaluar në shkollë ishte një hap i çmuar drejt dijes, drejt suksesit dhe drejt një të ardhmeje më të bukur.

lendita

Shqip | English