Nga Kushtrim Sejrani: Dita ndërkombëtare e autizmit

- Advertisement5 -

2 prilli është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit.

- paragrafi 1 -

Si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë, për herë të parë, do të shënohet kjo ditë, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje.

- Advertisement - M1

Autizmin mund ta njihni te fëmijët te të cilët vërehet që shprehin komunikim dhe ndërveprim të dobësuar me të tjerët.

Njerëzit e prekur nga spektri i autizmit shpesh kanë një shtrirje të kufizuar interesimesh, shfaqin mënyra të sjelljeve të përsëritura si dhe reaksione specifike në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. Këta persona, për nga pamja e jashtme fizike, nuk kanë pamje më ndryshe se personat e tjerë.

Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person i zakonshëm. Për këtë shkak, është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.

- Advertisement - m2

Njerëzit autistë zakonisht kanë prirje të veçanta në lëmenj të ndryshëm, prandaj inkurajimi dhe përkrahja për t’i zhvilluar më tej aftësitë e tyre ndikon pozitivisht në largimin e energjisë negative që mund ta kenë ata.