Nga Kushtrim Sejrani: Çrregullimet e sjelljes te fëmijët dhe menaxhimi i tyre

- Advertisement5 -

Çrregullimet e sjelljes është një nga çrregullimet që më së shumti prekin fëmijët dhe adoleshentët.

- paragrafi 1 -

Është çrregullim që karakterizohet me sjellje destruktive ndaj të tjerëve,ambientit dhe vetës.

- Advertisement -

Këta fëmijë janë të pamëshirshëm ndaj të tjerëve, për ta nuk ka vend për diskutime, problemet gjithmonë tentojnë t’i zgjidhin duke hedhur gjëra, ofenduar, bërtitur përfshirë këtu edhe agresivitet dhe sjellje të çuditshme si ikja nga shtëpia, vonimi deri vonë natën, ndezja e zjarreve etj.

Duke u rritur këta fëmijë jo vetëm që abuzojnë me rregullat dhe normat sociale, por kalojnë në natyra të sjelljes së çrregulluar më ekstremiste deri në përdhunime dhe vrasje.

Në bazë të këtyre sjelljeve, thyerje të rregullave dhe normave sociale këto problematika njihen si çrregullime të sjelljes. Fëmijët të cilët kanë një histori të prindërve abuzues, alkoolist dhe të divorcuar kanë qenë të prekur më së shumti nga ky çrregullim.

- Advertisement -

Disa hulumtime të tjera theksojnë se këta fëmijë kanë pasur një shkëputje të ashpër nga prindërit që në fëmijëri dhe në mungesë të atashimit fëmija bëhet i ftohtë dhe shfaq disavantazhe sociale gjatë zhvillimit të tij.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara