Nga Kriger Ramaja: Vlerësimi i Brendshëm i shkollës, aktivitet i obliguar që duhet zhvilluar secila shkollë

- Advertisement -

Njëra ndër detyrat e menaxhmentit të shkollës e sidomos vitin e parë që zgjidhet drejtori i ri i atij institucioni është edhe Vlerësimi i Brenshëm Shkollës.

- paragrafi 1 -

Përmes VBSH bëhet Matja e nivelit të performances së shkollës dhe në bazë të të gjeturave hartohet plani vjetor i shkollës për vitin vijues.

- Advertisement -

Fusha e cilësisë “Përformanca e Nxënësit”, është e obliguar të bëhet çdo vit dhe njëra ndër katër fushat tjera të cila përzgjidhet në bazë të objektivave që menaxhmenti i shkollës ja ka vënë vetës e që do të arrijë në mandatin e tij.

Si bëhet VBSH.

Detyra e parë e menaxherit të shkollës është themelimi i një ekipe profesionale e cila
duhet të ketë një përbërje të gjërë ku pjesmarrës duhet të jenë ;

- Advertisement -

Drejtori i shkollës,

Kordinatori i cilësisë dhe Pesë mësimdhënës ( nga aktivet profesionale të fushave përkatëse).

Hapat që duhet të ndiqen për zhvillimin me sukses të këtij aktiviteti …

Në shtator drejtori i shkollës prezanton para KDSH planin e veprimit i cili duhet të aprovohet dhe nënshkruhet nga Kryetari i KDSHsë.

Në planin e aprovuar nga KDSH duhet të përfshijë :

-Visioni
-Misioni
-Objektivat specifike
-Vendimi për themelimin e Ekipit për VV të brendshëm..
-Detyrat e anëtarëve të EVV
-Gantogrami i realizimit te aktiviteteve që duhet të përmbajë:
-orarin e takimeve
-personat përgjegjës që do hartojnë instrumentet
-datat e zhvillimit te intervistës, analizës, pyetësorit,evidences etj.
-datën e përfundimit të aktiviteteve
-Orari i takimeve
Instrumentet e vlerësimit (deri ne 5 instrumente për fushë)
-Analiza e Instrumenteve,
-Përpilimi i raportit përfundimtar.

Ky aktivitet zhvillohet nga muaji shkurt deri ne muajin qershor dhe është njëra nder kushtet e përshkruara ne standardet të praktikës profesionale për drejtoret e shkollave dhe është referencë e mirë për një vlerësim pozitiv të performances së DREJTORIT të shkollës.

DKA e ka për obligim që të bëjë monitorimin e VBSH e sidomos vitin e parë në të cilin është zgjedhur drejtori i shkollës dhe vitin e katër kur bëhet vlerësimi i punës së tij mandatore .