Shkrimi i radhës nga mësimdhënësi Kriger Ramaja për AlbanianEducation
Të nderuar kolege,
Ju që në kohen e okupimit mbajtët gjallë shpresat e popullit tonë për çlirim, ju e japët provimin më të rëndësishëm kur ju kërkua dhe mbajtët gjallë të vetëm shpresën e popullit për çlirim, ju që para armëve të armikut u përgjigjet dhe e luftuat me laps e me dije, ju që e ushtruat me ndershmëri profesionin e shenjt të mësuesit në kohën kur të tjerët mendonin veç për familjet e tyre, ju që….
– JU kërkohet edhe një sakrificë, kërkohet që në emër të dijes dhe shkollave cilësore të testohen njohurit shkathtësitë dhe shprehitë që kemi…
NE njëzëri duhet t’i themi PO testit të proklamuar me aq pasion nga MASHT dhe ministrat vite me radhë.
Ne kemi njëmijë e një arsye edhe të kundërshtojmë, por duke ditur që zërat kundër nesh arsimit dhe shkollave tona po shtohen dita ditës, me arsyen se nuk janë të aftë për pozitën që gëzojnë dhe për këtë arsye e kundërshtojnë këtë testim, duhet të kalojmë edhe këtë sfidë dhe t’i themi PO testit…
PO…
Po
Po