E diel, 23 Shkurt, 2025

Nga Kriger Ramaja: Si ti motivojmë nxënësit në shkollat tona!

- Advertisement1-

-Mësimdhënësja për herë të parë po jepte mësim në një klasë dhe gjatë orës së mësimit, i drejtoi një pyetje njërit prej nxënësve.
Pas pyetjes që bëri e gjithë klasa shpërtheu në të qeshura.

Mësimdhënësja e habitur nga ai reagim, pasi nuk kishte asnjë arsye për të qeshu dhe duke vështruar nxënësit, kuptoi se kishte pyetur nxënësin më të dobët në klasë.

- Advertisement -

Në fund të orës pasi dolën të gjithë nxënësit , mësuesja i kërkoi nxënësit qe vleresohej i dobet që të qëndrojë me të.

Ajo i shkroi një poezi në një letër dhe duke ia zgjatur i tha:

”Dua që këto vargje ti mësosh njëlloj siç e ke mësuar emrin tënd dhe të mos i tregosh askujt për këtë!
Mirë?”

Nxënësi pohoi me kokë, mori letrën dhe u largua i habitur.

Të nesërmen, mësuesja e re shkroi vargjet në dërrasë dhe pasi i analizoi, i fshiu. Pastaj, i pyeti nxënësit:

”Kush e mësoi poezinë përmendësh nga dërrasa e zezë që shkrova të ngrejë dorën!”
Askush nuk e ngriti dorën, përveç nxënësit që konsiderohej i dobët. Ai e ngriti dorën gjithë frikë e hezitim.

- Advertisement -rrrrrrr

Mësuesja, duke i buzëqeshur i tha:

”Po, na e recito!”

Me fjalë që mezi i dilnin nga goja, ai e recitoi të gjithë poezinë që e kishte mësuar paraprakisht.

Mësuesja e vlerësoi dhe i tha fjalë motivuese para të gjithë nxënësve, madje i kërkoi klasës që ta duartrokasin.

Nxënësit të shushatur nga ajo që kishte ndodhur, e duartrokitën dhe e përgëzuan.
E njëjta gjë u përsërit disa herë gjatë javës, por me forma të ndryshme, e sigurisht, u përsëritën dhe fjalët e mira, konsideratat, vlerësimet por edhe duartrokitjet e nxenesve të klasës.

U afrua data e provimeve përfundimtare, lexoi, përsëriti dhe i mori të gjitha lëndët.
Hyri në shkollë të mesme gjithë zell dhe vullnet. Në çdo vit i përmirësonte rezultatet.
Arriti mesataren për të ndjekur studimet universitare.

E përfundoi fakultetin me rezultate të larta.
Studioi master dhe mbrojti doktoraturën.
Është historia e një studenti, e rrëfyer nga ai vetë në gazetën e universitetit në Oxford.

Mësimi:

Njerëzit janë dy llojesh:
Ose çelës i të mirë dhe kyq i të keqës :
Duke nxitur, motivuar, zgjatur dorën, mbushur me shpresë, duke të dhënë optimizëm …
Ose kyç i të mirës dhe çelës i të keqes: demoralizues, pengues, vënës shkopinjsh nën rrota, tallës, ironizues, fajësues …

Nxënësi i mësipërm ishte viktimë e llojit të dytë, por në një moment të jetës, u gjend përballë një njeriu nga lloji i parë i cili i ndryshoi jetën.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....