Shkruan: Msc.Kriger Ramaja
Nuk mbytemi duke rënë në lum por mbytemi nëse rrimë në të…
Kështu shkruante Pabllo Neruda në njërën ndër kritikat e tij drejtuar shoqërive dekadente të Amerikës Latine të cilat në vitet e 70 ishin pushtuar nga korrupsioni nepotizmi dhe dëshpërimi…
Tek ne në një nivel të tillë është arsimi dhe nëse nuk do të ketë vullnet për një ndërhyrje në përmirësimin e tij duke filluar nga Shkollat DKA dhe MASHT gjendja vetëm se do të shkoj të përkeqësohet dhe shkollat do të mbetën vetëm vend rehabilitimi për ngarendësit e politikës.
Çka duhet të bëhet në menyrë institucionale:
🏫Shkolla
Çdo menaxher i shkolles duhet që në kuadër Planit zhvillimore të shkollës të ketë edhe planifikime te tjera ne bazë të specifikave që ka shkolla:
👉Planin vjetorë të punës të bazuar në tri objektiva te nxjerra nga pesë fushat e cilësisë
👉Planin e veprimit për realizim e këtyre objektivave
👉Planin vjetor për vlerësim të brendshëm të shkollës
👉Planin për zhvillim profesional të mësimdhënësve
👉Rregulloren e brendshme të shkollës të bazuar në bazë të specifikave të shkollës
👉Ekipen e EPRBMsë të jetë funksionale
🏫DKA
Duhet të hartojnë Planin strategjik të zhvillimit të Arsimit cdo katër vite bazuar në analizën e bër nga raportet e dala nga vlerësimi i brendshëm i shkollave
👉Planin vjetore të punës me objektiva të qarta të bazuar në pesë fushat e cilësisë
👉Planin e aktiviteteve te parapara veç e veç për çdo objektivë
👉Themelimin e komunitetit të të mësuarit së bashku për të gjitha shkollat të ndarë në bazë të afërsisë regjional
👉Ndarja e buxhetit vjetor për aktivitet që parashihen të mbahen nga këto komunitete
👉Hartimi i një plani veprimi që parasheh riorganizim e shkollave të komunës (me aprovimin nga kryetari i komunës)në bazë të specifikave që kanë,psh ndarje fizike SHF. nga SHMU…
👉Organizimin e një trupe profesionale ne nivel DKAsë (jo komisar politikë)e cila do të merret me monitorimin e dinamikës së realizimit të objektivave.
🏫MASHT
👉Hartimin e Planit strategjik të Arsimit 10 vjeqare
👉Hartimi Planit strategjik ne afat katër vjeqar
👉Fuqizimi i inspektoratit regjional të Arsimit (një inspektor për 15 shkolla)
👉Licencimi i mesimdhenesve dhe ne bazë të performances të bëj diferencime në pagë…
👉Angazhimin e stafit të përhershëm mbështetës në shkolla (psikolog ,pedagogë për çdo 500 nxënës )
👉Themelimin e qendrave mësimore nëpër objektet e shkollave fillore për nivelet 1-5 dhe funksionalizimi i tyre me staf të përhershëm.
Dhe në fund duhet të hartohet një,, deklaratë nën betim,, ku stafi arsimor duhet të zotohet që nuk do të bëj asnjë lloj propagande në shkollë e që është jashtë kodit etik që e ka nënshkruar (në deklaratë duhet shënohen qartë cka e ka të ndaluar)brenda objektit ku ushtron profesionin…
–