Nga Kriger Ramaja: Si mund ta parandalojmë dhunën në shkolla përmes “Ekipit të ndërmjetësimit”?

- Advertisement -

Kohëve të fundit në shkolla tona është shtuar dhuna ne mes të bashkëmoshatarëve por këtu nuk përjashtohen në raste te veçanta edhe ndaj akterëve tjerë të shkollës.

- paragrafi 1 -

Si mund ta parandalojmë dhunën në shkolla përmes “Ekipit të ndërmjetësimit”?

- Advertisement -

Ekipi i ndërmjetësimit është grup vullnetarët nxënësve i cili duhet të themelohet dhe duhet të jetë funksional në secilën shkollë të niveleve 2 dhe 3-re pavarësisht organizmit të brendshëm që ka shkolla.

Ekipin e ndërmjetësimit e përbëjnë pesë nxënës dhe dy mësimdhënës të dal nga Këshilli i nxënësve ndërsa mësimdhënësit propozohen nga drejtori i shkollës.

Nxënësit që janë pjesë e Ekipit të ndërmjetësimit duhet të dallohen për nga sjellja ,virtytet, bujaria ,rezultatet në mësimnxënje dhe autoriteti që gëzojnë në shkollë.

- Advertisement -

Ekipi e ka planin vjetore të punës dhe këndin ku e zhvillojnë aktivitetet për ndërmjetës.

Ekipi i ndërmjetësimit ka për detyrë të bëj ndërmjetësimin dhe pajtimin në mes të :
Nxënës-Nxënës
Nxënës-Mësimdhënës
Mësimdhënës-Mësimdhënës
Mësimdhënës-Drejtor
Mësimdhënës-Prind etj.

Të gjitha aktivitetet që i zhvillon E.N.duhet të jenë të monitoruara nga mësimdhënësit përgjegjës dhe për çdo aktivitet që bëjnë duhet të evidentohen në formularët e posaçëm që janë enkas për këtë qëllim…

Fshehtësia e ,,diskutimit ,, që zhvillohen gjatë seancës së ndërmjetësimit ruhen në dosje duke u bazuar në deklaratën nën betim që bëhet nga anëtarët e EN.e qe ka të bëj me ruajtjen e konfidencialitetit.

Ekipi për ndërmjetësim ka mandat një vjeqar dhe çdo vit nje pjese e anëtarëve duhet të ndërrohen…