Mësojini!- kanë thënë të urtit;
Fëmijët tuaj të dinë më shumë se ju, se ata janë për një kohë më tej se koha juaj.Këtë porosi e kemi nga rilindasi N. Frashëri 130 vite me parë…
Si duhet të dimë t’i mësojmë fëmijët tanë?
Mësimdhënia është dhunti që nuk mundë ta kenë të gjithë që janë të angazhuar në këtë lëmi andaj ne këtë dhunti duhet ta përsosim edhr më duke ndarë mësimdhënien në fusha përkatëse nga mësimdhënësit me prirje që kanë për fushë të caktuar që nga niveli fillor ku ne këtë cikël në një klasë mund të japin mësim 3 mësimdhënës të ndar në bazë të fushave kurrikulare.
Psh.
1. Gjuhë dhe komunikim dhe shkenca shoqërore ,2.Matematike dhe shkenca natyrore dhe
3. shkathtësit dhe artet
Përmes një testi mundet që mësimdhënësit klasorë të përcaktojnë fushën ku kanë me tepër prirje dhe në bazë të rezultatit që tregojnë në testin e organizuar edhe të orientohen në fushën dhe lëndët përkatëse.
Një mësimdhënës për të plotësuar fondin e orëve prej 20 orë në javë mund të ligjëron deri në tri klasë(psh.kl I/1-2-3 ose kl.I të II të III etj të ndarë në fusha të cekur më lartë).
Kjo ndarje do të ketë ndikim në mësimdhënie sa më cilësore dhe ngritje te mësimnxënies sa më në nivel.
Po ashtu do të ndikoj edhe në gjendjen psikofizike të nxënësve që në klasen e 6të e tutje të mos kenë stres dhe rënie të interesimit për nxënje NGA KLASA E 6të kur kanë mbi 10 mësimdhënës njëherësh…