23 Prilli Dita Nderkombetare è Librit! “Vish Pallton e vjetër dhe bli një libër të ri”
Leximi, është një zakon popullor dhe pasurues mendor që është përdorur nga njerëzit më të suksesshëm në botë që në Greqinëdhe Romën e vjetër.
Për shkak të natyrës së punës intelektuale që bëjmë çdo ditë dhe për të qenë në hap me kohën ne duhet lexuar dhe mësuar çdo ditë.
Leximi i rregullt aktivizon trurin e njeriut në një gamë të pafund idesh, gjë që i ndihmon të analizojmë më mirë situatat si dhe të marrin vendime të informuara që ndikojnë në jetën dhe punën tonë.
Sa libra lexon një person i suksesshëm?
Mark Cuban, miliarder amerikan, personalitet televiziv, pronar mediatik dhe investitor lexon deri në tre orë në ditë.
Njëjtë vepron edhe Elon Mysk i cili kohë më parë ka deklaruar se lexojnë se paku dy ore ashtu si ka vepruar edhe S. Jobs ndërsa shembull i pabesueshëm që duhet të ndjekim të gjithë është Bill Gates, i cili lexon rreth 50 libra çdo vit.
Kjo shprehi ju ka mundësuar atyre që të marrë më pak vendime impulsive ne biznisin e tyre se sa shumica e njerëzve në këtë lëmi dhe gjithmonë të rezultojnë suksesshëm.
Rregulli është i thjeshtë:
Lexoni ose mësoni diçka për një orë gjatë çdo dite pune në javë. Duke gjykuar nga suksesi me të cilin mund të mburren mbrojtësit e këtij rregulli, është e sigurt të supozohet se diçka aq e pakuptimtë sa një orë lexim në ditë mund të ndryshojë ndjeshëm jetën tuaj.
Leximi mund t’ju bëjë të pasur, të zgjuar dhe emocionalisht inteligjentë. Për të shkëlqyer në të, ju duhet vetëm strategjia dhe drejtimi i duhur se si dhe kurë duhet të gjeni kohë për ta bër atë.
Lexoni!