Nevoja për të bërë një riorganizim të institucioneve arsimore në vendin tonë është më se nevojshme nëse dëshirojmë të kemi nje cilësi më të mirë në mësimdhënie dhe nxënje.
Kjo është dëshmuar tashmë se ne klasët ku numri i nxënsve është nën 10 nxënës cilësia në nxënje është më e ulët dhe kjo për shumë arsye si:
-Diskutimet ne mes të nxënësve për shkakë të numrit të vogël të tyre është shumë i mangët ,
Konkurencë për të diskutuar thuajse nuk ka fare
-Iniciativa per të vepruar nga nxënësit mungon,
-Socializimi i tyre është thuajse i pa përfillshëm, e shume faktorë të tjerë që ndikon që numri i vogël i nxënësve është pengesë në zhvillim social intelektual dhe len shumë për të dëshiruar sa i përketë arritjet se kompetencave që parashihen me KKK.
Por çfarë duhët të bëjnë institucionet lokale dhe qendrore:
Pikë së pari duhet hartuar nje plan që në mënyrë graduale të bëhet riorganizim e institucioneve shkollore ku aty ku është e mundur edhe ne mënyre fizike të ndajnë objektet e SHF nga SHMU si edhe parashihet me U.A.2008.
Bartja e nxenesve ne nje qender shkollore ku i plotëson kushtet në bazë të specifikave të nxënësve dhe madhësisë se objektit
Dhe ne fund riorganizim i stafit arsimore.
Studimet e fundit tregojnë se 25% e mësimdhënësve jane mbi 55 vjeqë e e një pjese e tyre nuk kanë vullnet dhe as dëshirë që të ju përshtaten metodologjisë bashkohore të mësimdhënies si dhe në përdorimin e TIK si nevojë e kohës.
Këtyre të ju ofrohet një pension i parakohshëm ne baza vullnetare me 70% e pagës bazë ose të kalohen ne staf administrativë.
E gjithë kjo do të bëhet pa pasur asnjë komplikim buxhetorë sepse numri i objekteve shkollore dhe i klasëve do të zvogëlohet dhe do të rritet cilesia dhe konkurenca,njëherit edhe mësimdhënies do të kemi më pak por ata që do të kemi mendoj se do të jenë më produktiv dhe do të jenë me të përshtatshëm për të përballuar sfidat e mësimdhënies bashkohore…