Shkrimi i radhës nga Kriger Ramaja për Albanian Education
Edmund Burke e pershkruan shoqërinë jo thjeshtë si një kontratë mes “atyre që po jetojnë,” por gjithashtu edhe si kontrastë me “ata që janē ne moshē ,mosha mesatare te rinjet dhe ne mes te atyre që nuk kanë lindur ende.”
Burke e shihte me dyshim politikën populiste që favorizon në mënyrë thuajse të pashmangshme gjeneratën aktuale qe eshte e re dhe mesatare në kurriz të gjeneratave të ardhëshme dhe gjenerates se moshuar.
Ashtu edhe sot ne menyre te njejte po shihet se lufta në mes tē të vjetres qe nuk ka mundur te ndryshohet me atē te mesmen dhe te renē qe ju ka dhënë mundësia të te jenē më në hap me kohën…
Po pse disa mesimdhenes te shkollave tona deshirojn te paraqiten me “Katolikē se Papa”nuk shikojnë që të avansohen në përdorimin e tek inf. ne mesimdhënie që përmes saj do të jenë në hap me Strategjinë mbi arsimin parauniversitarë 2022-26 e hartuar nga MASHT ku në pikën pesë parashihet ,,Digitalizimit të institucioneve të arsimit publik në republikën e Kosovës,, por rezistojnë dhe mbrojnëme fanatizëm formën klasike të mësimdhënies.
-Mos valle nuk ju mjafton që nëpër shkolla tona ata qe din perdorimin e tek.inf. janë me te priviligjuar dhe me te pelqyer nga nxënësit dhe kolegët,apo dëshironi edhe më tej të jeni të përfolur nga nxënësit ,kolegët dhe nga prindërit si gjenerata që nuk po reformohet dhe nuk po ecë në hap me nevojat e tregut të punës.
Ndoshta disave edhe nuk ju dha mundësia madje ka edhe te atillë qe nuk i kanë mundësitë që të posedojnë një LP personal ose shkolla nuk ja ofroj një të tillë por duhet të bëni të pa mundur që të arrini një kriter që kërkohet nga koha…
Andaj kolegë të nderuar,
Duhet të bëni të bëni atë që është e pa mundshme të mundur duke u aftësuar ne përdorimin e tek. Inf. si nevojë e kohës që gjenerata të tëra që po i edukojmë , nesër të mos na bëjnë me gisht se ky mësues na ligjeronte me vetëm më një shkumes dhe një tjetër përdorte të gjitha mjetet që kishte ne dispozicion të siguruar me buxhetin e familjes ose nga shkolla që të arrinte rezultatet më të mira në mësimdhënie. /Albanian Education