E diel, 8 Shtator, 2024

Nga Kriger Ramaja: Nëse s’ka vullnet për përmirësim nga shkollat, DKA-të dhe MASHTI, gjendja në arsim do të përkeqësohet

- Advertisement1-

Nuk mbyteni duke rënë në lum por mbyteni nëse rrini në të…

🤝Kështu shkruante Pabllo Neruda në njërën ndër kritikat e tij drejtuar shoqërive dekadente të Amerikës Latine të cilat në vitet e 70 ishin pushtuar nga korrupsioni nepotizmi dhe dëshpërimi…

- Advertisement -

🤚Tek ne në një nivel të tillë është arsimi dhe nëse nuk do të ketë vullnet për një ndërhyrje në përmirësimin e tij duke filluar nga Shkollat DKA dhe MASHT gjendja vetëm se do të shkoj të përkeqësohet…

🟥Për të ndryshuar diçka në këtë drejtim ne duhet nisur nga:

🏫Shkolla

🧏Çdo menaxher i shkolles duhet që në kuadër Planit zhvillimore të shkollës të ketë edhe planifikime te tjera ne bazë të specifikave që ka shkolla:

👉Planin vjetorë të punës të bazuar në tri objektiva te nxjerra nga pesë fushat e cilësisë
👉Planin e veprimit për realizim e këtyre objektivave
👉Planin vjetor për vlerësim të brendshëm të shkollës
👉Planin për zhvillim profesional të mësimdhënësve
👉Rregulloren e brendshme të shkollës të bazuar në bazë të specifikave të shkollës

🏫DKA

- Advertisement -rrrrrrr

🧏Duhet të hartojnë Planin strategjik të zhvillimit të Arsimit cdo katër vite bazuar në analizën e bër nga raportet e dala nga vlerësimi i brendshëm i shkollave

👉Planin vjetore të punës me objektiva të qarta të bazuar në pesë fushat e cilësisë

👉Planin e aktiviteteve te parapara veç e veç për çdo objektivë

👉Themelimin e komunitetit të të mësuarit së bashku për të gjitha shkollat të ndarë në bazë afërsisë regjional

👉Themelimin i fondi monetare për aktivitet që parashihen të mbahen nga këto komunitete

👉Hartimi i një plani veprimi që parasheh riorganizim e shkollave të komunës (me aprovimin nga kryetari i komunës)në bazë të specifikave që kanë…

👉Organizimin e një trupe profesionale ne nivel komune e cila do të merret me monitorimin e dinamikës së realizimit të objektivave.

🏫MASHT

👉Hartimin e Planit strategjik të Arsimit 10 vjeqare

👉Hartimi Planit strategjik ne afat katër vjeqar

👉Fuqizimi i inspektoratit regjional të Arsimit (një inspektor për 15 shkolla)

👉Licencimi i mesimdhenesve dhe ne bazë të performances të bëj diferencime në pagë…

👉Angazhimin e stafit të përhershëm mbështetës në shkolla (psikolog ,pedagogë për çdo 500 nxënës )

👉Themelimin e qendrave mësimore nëpër objektet e shkollave fillore për nivelet 1-5 dhe funksionalizimi i tyre me staf të përhershëm.

🟥🖐Dhe në fund duhet të hartohet një,, deklaratë nën betim,, ku stafi arsimor duhet të zotohet që nuk do të bëj asnjë propagandë ideologjike (në deklaratë duhet shënohen qartë cka e ka të ndaluar)brenda objektit ku ushtron profesionin…

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani

Është pensionuar mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani. Njoftimin e ka dhënë shkolla e mesme "Tafil...

Sazan Ibrahimi: Në dy vitet e fundit, rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore

Për dy vite mësimore në Republikën e Kosovës ka rreth 13 mijë nxënës më...

Shqiptarja Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”

Një tjetër vlerësim për krijimtarinë e poetes shqiptare, Irma Kurti, me banim në Itali,...

Nga Florent Selca: Finlanda model fiktiv i shkollave tona

Sa për ilustrim, sistemi ynë arsimor ka përzgjedhur si model njërin prej sistemeve më...