E diel, 19 Janar, 2025

Nga Kriger Ramaja: “Nëse një popull deshiron ta shohësh të nënshtruar atëherë shkatërroja arsimin”

- Advertisement1-

Si mund ta shkatërrojmë të ardhmen e një kombi!

Nëse një popull deshiron ta shohësh të nënshtruar atëherë shkatërroja arsimin dhe këtë mund ta bësh fare lehtë dhe ba bërë shumë bujë, fillo me punësime dhe vendos në vende kyqe njerëz që nuk janë kompetent për punën që ju ke besuar.

- Advertisement -

Fillo nga shkolla …

Me qenë se njeriu është krijuar që të imitojë idolin e tij atëher tek mësimdhënësit klasor vendosë mësimdhënësit e dobët që tê formojnë tek nxênësit personalitet poashtu të njëjtë si vetën e tij…

Për të ligjeruar lëndën e historisë vendosë militantin politikë që ta orientojë vëmendjen tek ato që ai do ju jap si “ngjarje historike” duke u bazuar ne perralla orientale të shkeputura nga interneti

Tek Gjuha Shqipe ai/ajo do i zgjedhe vetë shkrimtarët se cili ështê ai që duhet nxënësi ta njohë e cili jo ,mundësisht në gramatikë sa më pak të punohet nga “militanti mësues” dhe nxënësi i tij do të dal ashtu si kërkohet nga koha analfabet funksional(fatkeqësisht e tillë është thuajse një pjesë e madhe e shoqërisë tonë) …

Në menaxhim të shkollave,emëro drejtor pa asnjë kriter pavarësisht a dinë apo sa është i aftë tê mësoj a te menaxhoj (s’po flasim për të kaluarën e tij profesionale) ai do të jetë pikë nisje e mirë për të rekrutuar nga aty mësimdhënës të tjerë për kauzën politike sepse “i  ka dy këmbët në një këpucë”.

Në nivele të tjera(jo politike) nga stafi publik dhe civil vendos njerëz që nuk kanê të bëjnê fare me arsimin me arsyetimin se do të mësohen me kalimin e kohës …

- Advertisement -rrrrrrr

Dhe për fund:

Rezultatet do të ,,buzëqeshin,,injornatëve…

Do të Kemi një shoqëri lehtë të manipulushme

Qytetar gjysmë analfabetë

Qytetarë jo lojal ndaj shtetit

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...