Në Kosovë profesioni i mësuesit hyn në profesionet e rregulluara.
Kjo do të thotë se për të ushtruar profesionin e mësuesit, është e nevojshme të plotësohen disa kushte ligjore dhe profesionale të përcaktuara nga MASHT respektivisht qartë është e cekur ne Ligjin NR 04.L/032 mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, për të ushtruar këtë profesion, mësimdhënësi duhët ketë licencë.
Kushtet e veqanta për tu paisur me Licencë:
1.Për të ushtruar këtë profesion në Kosovë, duhet të keni të përfunduar arsimin universitarë nl universitetet publike në një drejtim të përshtatshëm me lëndën që pretendoni të ligjeroni, ,,Program i Studimeve për Mësimdhënie,,.
Pasi që përfundohen studimet me se paku 240 ESDC keni të drejtë të
aplikoni për Licencën e Mësuesit, e cila lëshohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë (MAShT).
Varësisht nga zhvillimi profesional dhe rezultatet e arritura ne punë dhe përvoja e punës, mësimdhënësi mund të marrë këto nivele të licencës:
1.Licenca e karrierës është e përkohshme, mirret pas një viti përvojë ne profesion dhe sukseshëm kalon vlerësimin që bëhet nga institucionet shkollore dhe DKA .
Kjo Licencë ipet është e vlefshme 7 vite.
2. Licenca e avansuar e cila mund të mirret pasi që ke pasur licencen e karrierës së paku 7 vite dhe kalon me sukses fazat tjera të zhvillimit profesional dhe testin me shkrim dhe më pas testin e praktikës profesionale e që udhëhiqet nga IP.
3.Licenca e përhershme të cilën mund ta marrin ata mësimdhënës që tregojnë rezultate të mira ne profesion,kanë mbi 15 vite përvojë pune ne arsim dhe kanë licencen e avansuar se paku që 7 vite.
Licenca e përhershme është pa afat.