Kolegë mësimdhënës
Çdo profesion e ka peshën e vetë dhe rëndësinë për shoqërinë por me profesionin e mësimdhënësve asnjë profesion nuk krahasohet sepse :
Profesionet tjera mund të zëvendësohen me mjete rrethanore madje edhe me inteligjence artificiale si jane makinat të cilat zevendesojnë profesionet e ndryshme si Daktelografin me kompjuter,marangozi me makine zdrugdhtarie ,bujku me traktorin,shoferi me autopilotin e kështu me radhë por NE në shkolla askush s’mund të na zëvendësojë në formën dhe menyrën si dimë ne ta ligjërojmë lëndën,ta trajtojmë nxënësin etj.
Para pak kohësh sikurse edhe në shkollat e të gjithë Republikës tonë edhe tek ne ka filluar vlerësimi i brendshëm i shkollës.
Deri këtu është në rregull dhe shpresojmë se gjithçka do të shkoi mirë dhe do të rezultoi suksesshëm në fund…
Por pyetja më e thjeshtë që bëjnë mësimdhënësit është:
-Sa janë kompetent të këtij aktiviteti ata që do ta bëjnë VBSH
-Sa kanë informacione se si duhet të bëhet
-Sa kane informacion se si hartohen instrumentet që do të përdoren në keto aktivitete
-Sa do të ofrohet përkrahje nga DKA me persona kompetent per të lehtësuar këtë proces ,dhe e fundit
-Sa do të ndihmojë DKA-ë dhe sa do të përdoren rezultatet e nxjerra nga VBSHja që DKAtë të harrojnë Planin per eliminimin e te gjetura që do të dalin nga VBSH.
A sa për NE mësimdhënësit çdo ditë është ditë plot sfida sepse kemi në klasat tona në shkollat tona dhe në prezencën tonë nxënësit dhe mundësin për të ju ofruar shërbimin që e bëjmë më së miri e ai shërbim është mësimdhënia në klasë ashtu si duam,si dimë dhe si na mundësohet ta bëjmë.