Nga Kriger Ramaja: Licenca e avancuar, nevojë e kohës

- Advertisement -

Bazuar ne udhezimet administrative 14/2023,15/2023 dhe 16/2023 mesimdhenesit e shkollave tona duhet që të ndjekin trajnime të ndryshme për zhvillim profesional si dhe të licencohen nëse dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mesimdhenesit ne shkollat e Republikës së Kosovës.

- paragrafi 1 -

Sipas udhëzimeve të lartëcekura mësimdhënësi duhet të kaloj këto faza të avansimit në profesion:

- Advertisement -

Hyrja ne profesion e cila është faza pergaditore e cila zgjatë një vit dhe bëhet vlerësimi nga Shkolla dhe DKA.

Liqenca e karrierës të cilën mësimdhënësi mund ta marrë nese gjatë fazes pergaditore prej nje viti përmbushë kushtet optimale per këtë Liqenc dhe është i obliguar të ripërtërihet çdo 7 vite.

Mësimdhënësi i cili ka Liqencen e karrierës dhe 8 vite përvojë pune ne profesion ka të drejtë të aplikojë per Liqencen të avansuar e cila parashihet te ju nënshtrohet testit me shkrim që pergaditet dhe monitorohet nga MASHT-SIA dhe mësimdhënyrë vullnetare i nënshtrohet vlerësimittë tillë.

- Advertisement -

Ne testin me shkrim mësimdhënësi duhet të tregoj njohuri ne keto fusha :

Fushat e zhvillimit profesional Shpërndarja e kërkesave/pyetjeve të provimit në % – sipas fushave të ZHP

1.Dokumentacioni zyrtar shkollor Deri 6%

2.Kurrikula – Programi lëndor Deri 9%

3.Aspekte të pedagogjisë dhe metodologjisë Deri 18%

4.Aspekte të gjithëpërfshirjes dhe etika në profesion Deri 4%

5.Aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe Deri 6%

6.Përmbajtja shkencore e lëndës e lidhur me kurrikulën e nivelit të arsimit ku mësimdhënësi/ja punon Deri 57%

Totali (100%)

Minimumi i kerkesave për kalushmëri është 80% e që gëzon të drejtën të kalon ne fazen e vlerësimit praktike ne klasë nga Inspektori Pedagogjik (IP).

Liqenca e avancuar ka afat 7 vite dhe duhet të ripërtërihet pasi ti skadojë afati , ne te kundërtën mesimdhenesi i mirret dhe prapë kalon ne licencë të karrierës.

Dhe niveli me i larte është Liqenca e perhershme te cilen kane të drejtë të aplikojnë dhe të marrin vetëm ata që kane Liqenc te avancuar me mbi 7 vite dhe i kalojnë me sukses vlerësimin nga IP .

Marrja e Liqences se perhershme është pa afat.