E mërkurë, 22 Janar, 2025

Nga Kriger Ramaja: Leximi i rregullt aktivizon trurin e njeriut

- Advertisement1-

🌹23 prilli Dita ndërkombëtare e librit!

“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të pastër: kjo është jeta ideale.” ― Mark Twain

- Advertisement -

Leximi, është një zakon popullor dhe pasurues mendor që është përdorur nga njerëzit më të suksesshëm në botë që në Greqinë dhe Romën e vjetër .

Për shkak të natyrës së punës intelektuale që bëjmë cdo ditë dhe për të qenë në hap me kohën ne duhet lexuar dhe mësuar cdo ditë

Leximi i rregullt aktivizon trurin e njeriut në një gamë të pafund idesh, gjë që i ndihmon të analizojmë më mirë situatat si dhe të marrin vendime të informuara që ndikojnë në jetën dhe punën tonë.

Por sa libra lexon një person i suksesshëm?

Mark Cuban, miliarder amerikan, personalitet televiziv, pronar mediatik dhe investitor lexon deri në tre orë në ditë.
Njëjtë vepron edhe Elon Mysk i cili kohë më parë ka deklaruar se lexojnë se paku dy ore ashtu si ka vepruar edhe S. Jobs ndërsa shembull i pabesueshëm që duhet të ndjekim të gjithë është Bill Gates, i cili lexon rreth 50 libra çdo vit.
Kjo shprehi ju ka mundësuar atyre që të marrë më pak vendime impulsive ne biznisin e tyre se sa shumica e njerëzve në këtë lëmi dhe gjithmonë të rezultojnë suksesshëm.

Rregulli është i thjeshtë:
Lexoni ose mësoni diçka për një orë gjatë çdo dite pune në javë. Duke gjykuar nga suksesi me të cilin mund të mburren mbrojtësit e këtij rregulli, është e sigurt të supozohet se diçka aq e pakuptimtë sa një orë lexim në ditë mund të ndryshojë ndjeshëm jetën tuaj.
Leximi mund t’ju bëjë të pasur, të zgjuar dhe emocionalisht inteligjentë. Për të shkëlqyer në të, ju duhet vetëm strategjia dhe drejtimi i duhur se si dhe kurë duhet të gjeni kohë për ta bër atë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...