E mërkurë, 22 Janar, 2025

Nga Kriger Ramaja: Kuptimi i jetës?!

- Advertisement1-

F.Nietzche

Në veprën e tij “Kështu foli Zarathustra”, ku protagonisti i tij është një vetmitar i quajtur Zarathustra, i cili me guxim shpall se Zoti ka vdekur. “Zoti”, këtu, përfshin të gjitha idealet që propozohen nga moderniteti – d.m.th., arsyen, besimin, përparimin dhe idenë e vlerave transhendente…

- Advertisement -

Në një vepër tjetër, “Muzgu i idhujve”, Nietzsche vë në shënjestër të gjithë filozofët, nga Sokrati e deri te ata të kohës së tij, duke thënë se theksi i tyre mbi arsyen dhe të menduarit sistematik është një tërheqje nga jeta aktuale por për çudi pranon pikëpamjen e Aristotelit për kuptimin e jetës, ose të kujt do tjetër për këtë çështje.

Nietzcshe beson se ne heqim dorë nga përgjegjësia jonë për të vlerësuar jetën tonë dhe për të jetuar sipas ndërgjegjes sonë. Për të, përgjigjet për pyetjet përfundimtare të filozofisë nuk ekzistojnë; në fakt, duke bërë pyetje të tilla, ne braktisim qëllimin e vërtetë të jetës, që është të jetojmë në mënyrë krijuese dhe të guximshme.

Ai thotë: “Ka shumë gjëra që nuk dua të di: urtësia i vendos kufijtë edhe dijes”. Duke kujtuar daoistët, ai i ktheu shpinën traditës dhe shkencës.

Për të, feja është një dekadencë që na largon nga bota natyrore në botën e mbinatyrores. Duke përqafuar fenë, ne përçmojmë vetë botën në të cilën jetojmë. Ai pyet në mënyrë dramatike: “A është njeriu vetëm gabimi i Zotit apo Zoti vetëm gabimi i njeriut?”

Për fund :

Nietzsche promovon një mesazh të thjeshtë por të thellë, që është se ne të gjithë jemi individualisht përgjegjës për atë që bëjmë, kush jemi dhe botën në të cilën jetojmë.
Për sa i përket pyetjes sonë fillestare, cili është kuptimi i jetës, përgjigja e tij është po aq e thjeshtë:

- Advertisement -rrrrrrr

Vetëm ju mund t’i jepni kuptim jetës suaj; Këtu nuk ka justifikime!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Majlinda Lipo – 35 vite kontribut në arsim

Majlinda Lipo, mësuese e TIK në Gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë, ka një karrierë...

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...