Nga Kriger Ramaja: Klima pozitive në shkollë është meritë ekskluzive e menaxhmentit kompetent të saj…

- Advertisement -

Marrëdhëniet e mira me kolegët tuaj cilësohen me komunikim të rregullt në vazhdimësi, gjë që ndikon në rezultate më të mira në mësimdhënie.

- paragrafi 1 -

Komunikimi i hapur, i sinqertë, pozitiv dhe konstruktiv është themeli i një bashkëpunimi të mirë, kësisoj kur keni një miqësi të fortë që ju veçon si kolektiv, nuk ka pengesë për qëllimet dhe rezultatet që mund të realizoni së bashku.

- Advertisement -

Sipas një studimi të “Global Work Connectivity”, më shumë se gjysma e të punësuarve ne institucione publike ndjehen të vetmuar në punë gjatë gjithë kohës ose shumicën e kohës dhe kanë një dëshirë për më shumë ndërveprim social në vendin e punës.

Sipas studimit në fjalë ,,Vendet e punës janë mjedise komplekse që bashkojnë njerëz me ide, supozime, përvoja, pritshmëri dhe ambicie të ndryshme,,.

-Bashkëpunimi i mirëfilltë në shkollë bazuar në fushat kurrikulare domosdo dërgon në suksese…

- Advertisement -

Ja një shembull;
Një menaxher i mirë i shkollës për të bërë punën si duhet angazhon nga një mësimdhënës të cdo fushe kurrikulare të jenë pjesë e vlerësimit të brendshëm të shkollës …
Kjo bëhet për të mbuluar të gjitha fushat ne mënyrë të barabartë si dhe të rivlerësojë nevojat që ka shkolla për përmirësime bazuar ne specifikat e cdo fushe.
Bazuar në rezultatet që do të dalin sa më reale, do të jetë bazë mirë për një ndryshim ne qasje që ka shkolla në të ardhmen e afërt në investime ,ne trajnime ne bashkëpunimë ndër fushor etj
Të gjitha këto duhet të bëhen nl të gjitha shkollat bazuar ne PZHSHsë 4 vjeqare të shkollës dhe Planin vjetor të Shkollës.