E hënë, 20 Janar, 2025

Nga Kriger Ramaja: Demonstratat e vitit 1997 – 26 vite me parë ne kishim një ideal

- Advertisement1-

Një rrëfim nga mësimdhënësi, atëherë studenti Kriger Ramaja nga Gjakova për demonstratat e vitit 1997

01 Tetor 1997

- Advertisement -

…Pranë xhamisë së kuqe në lagjen e Qabratit në Gjakovë ishim mbledhur qindra studentë dhe profesorë.

Me pa durim prisnim që ora të bëhej 10:30 për të filluar marshimin i cili për qëllim kishte lirimin e hapësirave të SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë dhe hapësirave të shkollave të mesme që mbaheshin të uzurpuar nga regjimi serb i cili nuk lejonte të punohej në këto objekte me plan programet e Republikës së Kosovës.

…0ra 10.30 ,ne rendin e parë të marshimit ishin studentet e grupit Histori Gjerogragi me pankarta ne duar ,aty ishte Shaban G.si me i vjetri afër ishte Agnez R.,Shani T.Shani H.,Jeton H., Anton P. ,Sami G.,Afrim I. Nazmi P.Shefqet D.kishe edhe shume të tjerë ,edhe un isha aty …

Marshimi me pankarta ne duar vijoj përmes rrugës Shefki Shasivari dhe erdhëm deri te SHLP,,Bajram Curri,,ku u ndalem nga kordoni policore e cila kishte vendosur autoblinden ne mws të rrugës.

Aty qëndruam për 30 minuta ,na njoftuan aty nga mbrapa se ne të gjitha lidhjet e rrugës ku ishim ne janë ka ofrohen grupe policore të cilat si qëllim kanë shtypjen me forcë të protestës sonë.

Jemi këshilluar me profesorët që ishin ne mesin tonë ,profesorey se si te veprohet …
Ata na thanë se kemi informata se ne Prishtinë do të ndërhynte policia serbe dhe ka qenë me mire qe ne te tërhiqemi ngadal dhe te kthehemi aty nga ishim…

- Advertisement -rrrrrrr

…dhe ashtu bëmë, se pari u tërhoqën studenten e me pas ne qe ishim ne grupin e parë e qe mbanim pankarta…

Me pas na njoftuan shoket se policia ju është vënë pas gjithë atyre qe kanë qene ne proteste dhe përmes fotove që kanë bërë po i arrestojnë neper qytet dhe ne postblloqet ne hyrje dalje te qytetit…

…shkolla shqipe mbijetoj ,ne dolëm ne protesta edhe ne shkurtë të vitit 1998 ku pati ndërhyrje nga polica serbe ,dhe rrahje te shume studenteve ne mesin e tw cileve ishte edhe Diamant V.

Ndersa marsi e tutje i kalojnë historisë…

Sot shkollën shqipe që u derdh aq shume mund e gjak e djersë MË nuk e don askush,thjeshtë është bërë ,,MALL PËR KUSURITJE ne mws të kusarëve dhe militantëve politik por si atëherë edhe tash ajo do të rroj dhe do të bëhet edhe më me Nam…

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...