E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Nga Kriger Ramaja: Ciceroni dhe mësuesi i tij Apolloniusi

- Advertisement1-

Greqia e vjetër kishte profesorë me reputacion të lartë për kohën dhe studentët romakë shkuan me rekomandim nga profesorët e tyre të studiojnë atje.

Atje kishte shkolla, si akademia e Platonit ose Liceu i Aristotelit, por shumica e profesorëve jepnin mësime private.

- Advertisement -

Në mesin e studentëve ishte edhe Ciceroni i cili udhëtoi në Azinë e Vogël dhe Rodos për të gjetur më të mirët. Ai kishte një entuziazëm të madh për filozofinë, letërsisë dhe artit.

Qëllimi i tij i madh ishte të bëhej një avokat dhe orator i madh në Romë. Për këtë ai duhej të përmirësonte oratorinë e tij.

Pas shumë seancave Mësuesi i tij në Rodos, Apollonius,i cili nuk fliste latinisht kërkoi Ciceronit të perfomonte për të në greqisht, gjë që Ciceroni ishte i lumtur ta bënte. Ai mbajti fjalimin e tij dhe i impresionoi të gjithë me stilin e tij të shkëlqyer. Të gjithë vrapuan për ta uruar – të gjithë përveç mësuesit Apollonius. Ai nuk kishte treguar asnjë shenjë miratimi gjatë performancës së Ciceronit dhe në mesin e duartrokitjeve të përgjithshme, ai thjesht u ul aty me deshpërim e i pakënaqur. Ciceroni nuk mund ta pranonte këtë. Ai mendoi se nuk kishte bërë mirë. Ciceroni ishte lloji i njeriut që më vonë në fakt i ndëshkonte njerëzit që nuk tregojnë vlerësimin e tyre për të.

I dëshpëruar së tepërmi , ai ju ofru mesuesi i tij Apollonius dhe pyeti ?.

“A nuk ju pëlqeu prezantimi im?”

“Oh, po,” tha Apollonius, i mërzitur. “Ishe e mrekullueshme. Përgëzimet e mia. Me pas vazhdoj ,,Më vjen keq vetëm për Greqinë. Të vetmet lavdi që na mbetën ishin kultura dhe elokuenca jonë. Tani e shoh që edhe këta të dy do të kalojnë në Romë nëpërmjet jush.”

- Advertisement -rrrrrrr

Mark Tul Ciceroni u bë oratori dhe avokati më i njohur që njeh Roma e vjetër.
Këtë ai nuk mundi ta arrinte pa kombinuar guximin romak me urtësinë e Greqisë së vjetër…

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Arta Buqaj-Ramabaja zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Arta Buqaj-Ramabaja është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Pavarësia" në Prishtinë, shkruan...

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se uron që të formohet një Qeveri...

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...