E martë, 24 Dhjetor, 2024

Nga Kriger Ramaja: Çdo vlerë e koeficientit nën 125 euro i pamjaftueshëm për mësimdhënësit

- Advertisement1-

Nuk e nderojnë titujt njeriun, por njeriu i nderon titujt.

Kështu thoshte 500 vite me parë Nikolla Makiavelli njeri nder kritiket me të mëdhenj të kohes dhe shkruesi i librit të famshëm “Princi”.
Po ne në kohën tonë cka mund të themi për titujt?!
Ne mund ta përkthejmë këtë tek titulli i mësuesit.

- Advertisement -

Sa e sa prej tyre e nderojnë këtë titull që bartin dhe është privilegj për arsimin në Kosovë që ka në gjirin e saj personalitete të tilla.

Por shteti dhe shoqëria sa e vlerëson këtë ?!

Me plotë kuptimin e fjalës mund të themi që shumë pak ose aspak.
Pse ndodh kjo?!

Sepse mësimdhënësi në Kosovën e pas luftës konsiderohet njëri ndër profesionet e shumta,të rëndomta madje të jesh mësimdhënës i pas luftës është marrë si profesionistë i rangut të dytë, që punon një gjysmë dite ,tërë verën pushon e shumë referate të tjera që nuk i shkojnë për shtati profesionit të tillë.

Më së tepërmi profesionin e mësimdhënësit e ka devalvuar shteti dhe politikat e tij ne lidhje me mirëqenien dhe zhvillimine tij profesionalë.

Paga që mësimdhënësit marrin nuk ja mundëson atij të jetë në rangun shoqëror ku i takon,veshja e tij nuk është në nivel e duhur madje as pajisjet e tij didaktike që duhet të ketë për orën mësimore nuk i ka ,mundësin për ti siguruar me pagën e tij deri me tani ka qenë e pa mundur ndërsa varësisht nga meanxhmenti që ka shkolla këto pajisje kanë mundur të sigurohen ose jo.

- Advertisement -rrrrrrr

Si duhet t’i kthehet dinjiteti mësuesit!

Kjo mund të bëhet përmes pagës dinjitoze. Caktimi i një koeficienti qe është mbi 125 euro do të ishte i mirëseardhur edhe për mirëqenien e tij edhe të punës që e bën ai cdo ditë.
Përmes kësaj page që do të gëzojnë mësimdhënësit ,do të kenë mundësi që të duken me ndryshe nga pamja e jashtme njëheri nuk kanë qenë të detyruar të bëjnë punë të dytë per të siguruar ekzistencën.

Nga paga në fjalë do të kenë mundë që një pjesë të saj ti ndajë për zhvillim profesionale duke u angazhuar ne trajnime me participim njeherit ata do të jenë ne gjendje të siguron laptop personal si dhe mjete të tjera shpenzuese didaktike që janë të mirëseardhur për një mësimdhënie dhe nxënje sa më cilësore ..

Dhe për fund!

Cdo koeficient nën 125 euro do të jetë i pamjaftueshëm dhe jo i mirëseardhur për mësimdhënësit tanë.

Vendimarrësit mund të vendosin nën këtë vlerë por cilësia në mësimdhënie dhe dinjitetit i mesimdhenesit nuk do të ketë ngritje madje do ketë degradim edhe me tutje .

Fatkeqësisht!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Evans Drishti: “Simbolika e një dhurate” për nxënësit

Disa ditë më parë, mësuesja kishte bërë një bisedë në klasë në lidhje me...

Pensionohet mësimdhënësi Rizah Hajdari nga Drenasi

Është pensionuar mësimdhënësi Rizah Hajdari nga Drenasi, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi: Fjalë mirënjohjeje për mësuesin Rizah Hajdari...

Përurohet shkolla e re në Dragobil të Malishevës

Në Komunën e Malishevës u shënua një ditë e rëndësishme për arsimin, me përurimin...

SBASHK ju thotë mësimdhënësve: 2025-ta, do të jetë vit i plotësimit të dëshirave dhe kërkesave tuaja

SBASHK ka thënë se shkoi viti 2024 pa asnjë lajm të mirë nga Qeveria. Në...