Nga Kriger Ramaja: Aktivitetet jashtëkurrikulare që organizohen në fundvit nga shkollat bazuar ne U.A.02/2016.

- Advertisement -

Aktivitetet jashtëkurrikulare që organizohen në fundvit nga shkollat bazuar ne U.A.02/2016.

- paragrafi 1 -

Sipas U.A. 02/2016 të lëshuar nga MASHT në nivelin e Arsimit Parauniversitar parashihet të organizohen edhe aktivitete jashtëkurrikulare.

- Advertisement -

Këto aktivitete përfshinë:

1.Niveli shkolla fillore (kl.parafillor -Vtë ,piknik në natyre ne stinën e vjeshtës dhe të pranverës brenda territorit të komunës

2.Për klasën e V ceremonia e ndarjes së deftesave në objektet e brendshme të shkollës

- Advertisement -

3.Niveli mesëm i ulët (klasa e IXtë )Ekskursion me karakter Edukativ dhe arsimor në nivel Republike në fund të MUajit maj ose ne fillim të muajit Qershor .

4.Për klasën e IX organizohet ceremonia me rastin e ndarjes se deftesave në ambientet e shkollës ose me lejen e prindërve mund të organizohet edhe ne ndonje restorant afër shkollës por gjithsesi organizimi duhet të bëhet gjatë ditës .

5.Për nivelin III(klasat e XIIta.)organizohet ekskursion disa ditor me karakter edukativ dhe arsimor në nivel vendi ose ne ndonjë shtet fqinj.

6.Për klasën e XII organizohet mbrëmja e maturës …

Dhe aktivitete të tjera brenda shkollës si dita e shkollës ,date e shënuar për nxënësit që gravitojnë në atë shkollë etj…

Si parashihen të organizohen ato:

️Në fillim të vitit shkollorë menaxhmenti i shkollës është i obliguar të hartojë planin vjetor të punës në bazë të së cilës duhet ti parash ne përpikëri këto aktivitete dhe ne bazë të tyre te kërkoj edhe aprovimin e tyre nga KDSHja.

Në hartimin e tij duhet të marrin pjesë gjithë aktorët e shkollës KDSH, .KN,KK,Aktivet profesionale etj .

Pasi që do të marr aprovimin e këshillit drejtues të shkollës ,PVSH dërgohet ne DKA për aprovim.

Pas aprovimit të tij nga DKA Plani vjetor i shkollës duhet të bëhet publik tek mësimdhënësit prindërit dhe nxënësit dhe në bazë të tij duhet të përshtatet edhe Planet vjetor të punës së mësimdhënësve ,aktiveve dhe nxënësve… /AlbanianEducation/