E premte, 20 Shtator, 2024

Nga Kosovare Mehmetaj: Arsimtari inovativ dhe roli i tij në organizimin e mësimit

- Advertisement1-

UNIVERSITETI I TETOVËS

“FADIL SULEJMANI”

- Advertisement -

FAKULTETI PEDAGOGJIK

PROGRAMI STUDIMOR: ARSIMIM ELEMENTAR

PUNIM SHKENCOR

Lënda: Reformat dhe tendencat evropiane në arsim

Tema: Arsimtari inovativ dhe roli i tij në organizimin e mësimit

 Mentore:                                                                                             Studentja:

- Advertisement -rrrrrrr

Prof. Dr. Rabije Murati                                                 Kosovare Mehmetaj/Maraj

 Tetovë, 2023

Përmbajtja:

Abstrakti 3

Përshkrimi teorik. 4

  1. Arsimi, faktor që hap perspektivë. 5
  2. Vështrimi teorik i inovacioneve në arsim.. 6

2.1.       Roli i arsimtarit inovativ dhe ndikimi i tyre në organizimin e mësimëdhënies. 8

2.2.       Arsimtaret inovatorë të shekullit XXI: 10

  1. Arsimtari inovatorë në rolin e aktorit në klasë. 10
  2. Përfundimi 12
  3. Rekomandimet. 12

Literatura. 13

Abstrakti

Punimi shkencor me temën “Arsimtari inovativ dhe roli i tij në organizimin e mësimit” ka si qëllim që të eksplorojë rolin inovativ të zbatimit të inovacioneve në organizimin e mësimit në shkollat fillore si dhe ndikimin e tyre në arritjet e rezultateve më të mira në mësimdhënie. Kërkimi është realizuar nga gërshëtimi i hulumtimit të literaturës me kërkimin operacional. Konkretisht, gjatë hulumtimit fillestar është grumbulluar literatura bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare. (MAShT, Doracak për arsimtarët e arsimit fillor) Nga shqyrtimi kritik i literaturës, kemi nxjerrë konkludime në problematikat (kapitujt) kryesore, si: Qasja, vështrimi teorik dhe historik i evoluimit të arsimtarëve inovativ; Rolet e mësimdhënësit inovator dhe modele inovative të mësimdhēnies. Inovacionet në mësim dhe kuptimi i tyre nga aspekti tematik, janë risi përmes së cilës ky hulumtim do të ndikojë në bindjen, nxitjen dhe stimulimin e mësimdhenësve për ta respektuar të kaluarën me synim për të ndikuar në pasurimin e mësimdhënies me teknika, metoda, forma dhe mjete të reja të punës në dizajnimin dhe rezultatet e veprimtarisë mësimore, në zgjërimin e burimeve të njohurive dhe në imponimin e formave me të përshtatshme të mësimdhënies. (MAShT, 2013) Këtij hulumtimi i jemi qasur nga arsyjet se inovacionet mësimore mund të ndikojnë mjaftë mirë në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie, duke zenë vend shumë të rëndësishëm në pasurimin e nxënësve me njohuri të reja dhe duke i ndihmuar ata të motivohen, të zgjerojnë njohuritë, të ndryshojnë qëndrimet dhe të rrisin aftësitë dhe vlerat e tyre më qëllim të arritjeve të rezultateve sa më të mira. (Marsh, 2009) Termi “novacion” apo “risi” mund të nënkuptojë një objekt, një ide apo një praktikë të re, ose një proces më anë të të cilit bëhet përshtatja e një objekti, ideje apo praktike të re nga një grup apo institucion i caktuar. Një përkufizim apo të ndryshme nga ato që përdoren tani e që kanë për qëllim përmirësimin e procesit mësimor. Nëse inovacioni konsiderohet si përmirësim apo jo kjo do të varet sigurisht nga gjykimi i institucionit apo individit që do ta zbatojë atë sepse ata do të jenë ne gjëndje ta vlerësojnë risinë, duke bërë krahasime me përvojat e tyre të mëparshme dhe aspiratat për të ardhmen. Përkufizimi tjetër është se inovacioni është një ide e re, proces ose pajisje më efektive.

 

Fjalet kyqe: Inovacione mësimore, mësimdhënie inovative, mësimdhënes inovativ, aktivitete të reja, reformë në arsim, motivim për të nxënit, qasje e re në mësimdhënie, teknologji.

Përshkrimi teorik

Sfida më e madhe e njeriut për të ardhmen, është dhe do tè jetë gjetja e metodave, formave, teknikave dhe teknologjive të reja mësimore, për ti bërë nxënësit, shkollën më pak të lodhshme, andaj “Revolucioni tekniko-shkencor shkaktoi metodat e saj dhe në këtë mënyrë mori në pah shumë probleme në marrëdhënie midis mësimdhënësit dhe nxënësit, shkollës dhe shoqërisë, arsimit dhe prodhimit shoqërore.

Prandaj, sot asnjë vend në botë nuk është plotësisht i kënaqur me cilësinë e punës së shkollave dhe të universitetit. Ky është njeri nga shkaqet kryesore që ka ndikuar shkollat dhe universitetet të bëhen arenë lufte midis së rese dhe së vjetrës në punën mësimore. (Mandie, 1985) Inovacionet në mësim dhe kuptimi i tyre nga aspekti tematik janë risi, përmes së cilës ky hulumtim do të ndikojë në bindjen, nxitjen dhe stimulimin e mësimdhënësve për t’a respektuar të kaluarën me synim për të ndikuar në pasurimin e mësimdhëniës me teknika, metoda, forma dhe mjete të reja të punës, në dizajnimin dhe rezultatet e veprimtarisë mësimore, në zgjerimin e burimeve të njohurive dhe në imponimin e formave më të përshtatshme të mësimdhënësit.

Këtij hulumtimi i jemi qasur nga arsyeja se inovacionet mësimore mund të ndikojnë mjaft mirë në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie, duke zënë vend shumë të rëndësishëm në pasurimin e nxënësve më njohuri të reja dhe duke i ndihmuar ata të motivohen, të zgjërojnë njohurit, të ndryshojnë qëndrimet dhe të rrisin aftësit e vlerave te tyre më qëllim të rezultateve sa me të mira.

Po ashtu problematika e studimit paraqet një fushë të gjerë veprimtarie të mësuesve, nxënësve dhe organeve arsimore, të cilat bashkarishtë mund të ndikojnë fuqishëm në ngritjen e cilësisë së mësimdhenies, me qëllim të bërjes së ndryshimeve pozitive, duke formuar nxënës te suksësshem krijues e vizionar të së nesërmës.

Qëllimi është të ecim përpara në favor të diskutimit të gjithanshëm rreth reformës së arsimit në vendin tonë, për t’i nxitur faktorët përgjegjës që të mendojnë për të marrë masa konkrete në reformën e konceptit të organizimit të mësimdhënies.[1]

Nxënësit vazhdimisht do të njihen me ndryshimet më të reja që ndodhin në arsim, si në rajon ashtu edhe në botë, sepse nga kjo mund të ketë dobi shoqëria, ngase ajo çdoherë edhe në pritje të ndryshimeve për një ekonomi dhe treg të zhvilluar. (Step by Step, 2015)

Inovacionet mësimore mund të kontribojnë shumë edhe në praktikat edukativo-arsimore, ngaqë ata vazhdimisht sjellin gjallëri pune në shkollë duke u mbështetur në të kaluarën, e duke i dhënë përparësi së ardhmës.[2]

Raporti në mes arsimtarve dhe nxënësve, por edhe mes vetë nxënësve, gjithashtu është një hallkë e rëndësishme e zingjirit për zhvillim dhe përsosjet të punës edukativo-arsimore në shkollë. Në këtë kuadër, tema jonë e hulumtimit analizon dhe trajton zbatimin e inovacioneve mësimore në mësimdhenie dhe ndikimin e tyre në ngritjen e cilësisë së mësimit tek nxënësit e shkollave fillore. (Murati R. , 2019, p. 78)

Një mësues që të fitoj respektin e nxënësve të tij duhet të ketë integritet, etikë, të jetë i qeshur, i sinqertë, i përgaditur për orën e mësimit por edhe i veshur si duhet për një edukator që pritet të edukoj. Fëmijët marrin nga sjellja e mësueses si dhe sjellja e saj reflektohet te nxënësit e klasës së saj. Vendosja e rregullave dhe mësimi të diciplina është një element shumë i rëndësishëm Asnjëherë nuk duhet të bësh palë më nxënësit. Sigurisht një marrëdhënie e mirë është e rëndësishme, por mësuesja duhet të ketë autoritetin dhe nuk mund të ketë marrëdhënie më nxënësit siç ata, pra nxënësit kanë me njeri-tjetrin.[3]

 

1.    Arsimi, faktor që hap perspektivë

Arsimi në fakt është një faktor universal për të gjithë njerëzit në botë. Arsimi tregon shkallën e emancipimit dhe i ofron njerëzit dhe mos harrojmë se arsimi edhe keqpërdoret. Këto janë dy elemente që kërkojnë arsimi të artikulohet dhe përshtatet në të gjitha vendet.  Më arsye them se arsimi është “ngjitës”.  Një arsim i mirë, solid e cilësor mendoj se nxitë njerëzit të bashkpunojnë, të bashkëqensojnë që bashkërisht të ndërtojnë perspektivën. Këtë e kërkon Evropa. Përvoja evropiane tregon për disa qëndrime lidhur me realizimin e integrimit arsimor. (Shemsedini, 2016)

 

Qendrimi i parë është zhvillime të reja shoqërore dhe nevojat e natyrshme ndaj problemeve arsimore.

Qendrimi i dytë është përfshirja e arsimit në proceset e reja zhvillimore, zhvillimi i aftësive profesionale, mobiliteti diturive etj. Favoret që ofron arsimin evropian janë të shumta, prandaj arsimi dhe shkolla jonë tenton dhe bën përpjekje që të jetë pjesë e saj.

Arsimi ynë gjendet përballë shumë sfidash për të bërë, dhe duhet të përballojë vështirësi për të arritur të qëllimi.

Arsimi shihet si faktor kryesor i zhvilimit te qëndrueshëm të burimeve njerëzore, mirëqenies ekonomike, krijimit të paqës dhe sigurisë, zhvillimit të vlerave univerzale dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në nivelin individual, familjar, shoqëror dhe global. Të gjithë nxënësit duhet të marrin arsim cilësor, pavarësisht racës, gjinisë, aftësis fizike mendore, përkatësis etnike apo statusit shoqëror. Prandaj duhet t’i kushtohet rëndësi arsimit cilesor. (Murati R. , Mësuesi bashkëkohor dhe arsimi cilësor, 2019)

Cilësia në arsim mund të arrihet vetëm duke e ndërlidhur arsimin me tregun e punës, krijimin e bashkëpunimit të institucionit arsimor me sektorin privat.  Në këtë bashkëpunim, sektori privat ka mundësi të kërkoj programe të caktuara, nivele të përgatitjes profesionale, të vlerësojë njohuritë, kompetencat dhe aftësitë e nxënësve dhe studentëve.  Kontrolli dhe sigurimi i cilësisë në arsim mbetet problem në të cilin fokusohet qëllimi i arsimit tonë.[4]

 

2.    Vështrimi teorik i inovacioneve në arsim

Disa faktorë objektivë dhe subjektivë që kushtëzojnë mësimëdhënien innovative

Si faktor, nga i cili mund të kushtëzohet mësimdhënia inovative në disa raste është vetë arsimtari, ngase përpos diplomës që posedon, ai shumë pak merret me ndjekjen e zhvillimeve të avancuara. Pos kësaj, disa prej mësimdhënesve, sidomos ata të moshës së shtyrë, për fat të keq, shumë pak e njohin teknologjinë e re mësimore dhe pothuajse tepër rrallë bëjnë zbatimin e saj në klasë. Ata mësimdhënës më vështërsi i përshtaten shoqërisë së ndryshimeve të vrullshme. (Jason, 2015)

Ndërkaq, shkolla vazhdimisht synon që këto mjete mësimore të gjejnë zbatimë, mirëpo disa nga mësimdhënësit nuk janë të aftë t’I zhvillojnë këto cilësi individuale, përderisa disa prej mësimdhënësve që kanë njohuri të mjaftueshme lidhur me zbatimin e teknologjisë së re mësimore, fatkeqësisht nuk janë të stimoluar për zbatimin e tyre.[5] Dominimi dhe numri i mjaftueshëm i teksteve shkollore e obligon arsimtarin që më tepër të jetë i përqendruar tek tekstet shkollore për ta kryer detyrën e tij sipas planit dhe programit mësimor, duke i bërë nxënësit të mendojnë se tekstet shkollore janë burimi i vetëm i diturive. Me këto veprime, nxënësit po i ndajmë nga praktika dhe disa po i kushtëzojmë që të mos dalin nga kornizat teorike tekstual. Për të qenë arsimtar inovative dhe i suksesshme, arsimtari në klasë luan disa role pozitive, me qëllim për ta bërë nxënësin të ndihet i qetë në klasë, i lirë, pa stres, aktiv, hulumtues, bashkëpunës etj., që klasat të marrë një pamje të vërtetë pune.  Për t’a realizuar një mësimdhënie të tillë, arsimtari i së ardhmes është ekspert, motivuaes, menagjer, këshilltar, model, moderator, aktor, hulumtues, reformues, ndjekës i ndryshimeve inovative dhe zbatues i tyre në praktikë.[6] Që nga Komenski e gjerë në ditët e sotme, mësimdhënia ka pësuar mjaft ndryshime, nën ndikimin e kushteve shoqërore dhe ekonomike dhe të arritjeve në dijet e fushave të fushava shkencore. Meritat e Komenskit dhe të pasardhësve të tij janë pamohueshem, sidomos për kohën kur ata krijuan dhe vepruan, por edhe për atë që na kanë lënë në mënyrë që më përpjekjet tona, të ecim përpara drejt përsosjes dhe zhvillimit të teorisë dhe të praktikës mësimore. (Zylfije, 2011)

Mësimdhënia   është   një vepritari refleksive dhe vepron me qëllime të mënduara arsimore për zhvillimin e nxënësit dhe me përmbajtje të caktuar, që e bëjnë të mundur atë zhvillim. (Issues , 2009) Mësimëdhenja dhe mësimi bashkohor si proces mund të hulomtohet, nëse merren parasysh katër faktor të rëndësishëm të këti procesi: arsimtari, nxënësi, përmbajtjet e procesit dhe teknologjia arsimore.[7] Mësimdhënia bashkohore nënkupton ndryshimin e roleve të arsimtarit dhe të nxënësit, me qëllimin kryesorë, letësimi i të nxënit. Për të bërë ndryshime madhore dhe inovative në institucionet e arsmit, përpos arsimtarve barra i bie edhe ministrisë së arsimit, bashkë me institucionet e tjera, duke krijuar politikat dhe buxhetet me të cilat mbështesin shkollat në implentimin e reformave. (Mijatoviq & VanBalkon, 2006)

Për të krijuar inovacione mësimore në mësimdhënie, sistemet arsimore e pranojnë se shpenzimet në arsim është një investim në zhvillimin e kapitalit njerëzor, që nga fëmijeria e hershme deri në moshen e rritur, duke shpreh kështu drejt produktivitet ekonomik dhe kohezjonit social gjeneratat e ardhshme. (Fullan & Hargreaves, 2013)

Nëse do ta kemi parasysh që arsimtari inovator është ai që organizon, zhvillon, kontrollon, ndryshon dhe drejton tërë procesin edukativo-arsimor, atëher na del e qartë që rezultatin e punës në mësimdhenië dhe mësimnxënje varen drejtpërdrejt nga arsimtari dhe lidhur me këtë, “Shumë arsimtar mëndojnë se, nëse i zhgjerojnë përmbajtjtet progamore, e përmirsojnë cilësin e mësimit. (Bektashi, 2009). Është me interes të theksojë se determinant kryesor që e percakton pozitën e nxënësit në mësim varet nga arsimtari. Në fakt një nga detyrat e tij është tu ndihmojë, t’i orientoj dhe t’i aftësoj nxënësit ato të jenë me shumë subjekt.  Sa me tepër që ai udhëheq me nxënësit, sa me tepër që urdhëron, sa me tepër që ngushton hapësirën vepruese të tyre ai ato i vë në pozitë objekti. (Murati X. , 2004)

Për ketë qëllim në mësim zgjedhjet e ofruara implikojnë organizim ndryshe të mësimit, arsimtarët ndërmarrin përgjegjësi që të krijojnë atmosferë në klasë e cila do të nxit interaksion të hapur dhe përgjegjës,

Me programet që janë të përgaditura për lëndë të veçanta mësimore është e përcaktuar qka duhet të din dhe të kupton dhe si të përdorin diturinë çdo nxënës nga klasa e deri në klasën e XI.[8]

 

2.1.        Roli i arsimtarit inovativ dhe ndikimi i tyre në organizimin e mësimëdhënies

Mësimëdhënësit e mirë, në të shumtën e rasteve, kanë arritur që punën e tyre t’a fillojnë me një përmbledhje të ideve,  që lidh konceptet e reja me njohuritë e mëparshme, duke qenë të sigurt që nxënësit të kuptojnë çdo risi që u nevojitet, me një renditje të përgatitur me kujdes dhe në mënyrë logjike. Shpeshëherë nxënësit shprehin nevojë të zbulojnë vetë diçka të re përmes pamjeve, filmave, fotografive etj., të diskutojnë me njëri-tjetrin dhe të paraqesin edhe problem me karakter krijues. Andaj, dëshira e arsimtarve, po edhe e nxënësve, është që t’u përshtaten nevojave që imponon koha, me qëllim që ky përparim të gjejë vend të posaçëm në fushën e arsim. (Vojk & Ismajli, 2012).

Kur flasim për rolin e mësuesit si edukator e kemi parasysh se në kushtet dhe kërkesat bashkohore gjithënjë e më tepër nga arsimtari kërkohet që të jetë mik, këshillëdhënës, mediator, demonstrator, coordinator, model, opservues, nxitës, i bësueshëm sigurisht edhe bashkëpuntor më nxënësit. Mësuesi është ai i cili e planifikon procesin mësimor, është menagjues, realizues, partner në punën e tij edukativo-arsimore dhe njëheret vlerësues i njohurive, diturive dhe shkathtësive të nxënësve. (Murati R. , Mësuesi bashkëkohor dhe arsimi cilësor, 2019)

Për nxënësit, inovacionet mësimore paraqiten jo vetëm si burim i ri i fitimit të njohurive, por edhe përfitim më i lehtë i njohurive të reja. Andaj, arsimtari i mirë në këto raste luan gjitha rolet e mundshme në klasë, me qëllim që nxënësit të qëndrojnë aty me humor sa më të mirë.  Të gjitha këto ndikojnë që mësimëdhënia të ndryshojnë sipas nevojës dhe kërkesës së nxënësve, duke shtuar vazhdimisht gatishmërinë e nxënësve për mësimëdhënie.[9]

-Roli i arsimtarit inovativ është kryesishtë që t’i orientojë, t’u ndihmojë dhe të mbështët përpjekjet e nxënësve për fitimin e diturive dhe shkathësive të reja mësimore.

Arsimtari dhe nxënësi janë dy bashkëpunëtorë të ngushtë gjatë gjithë viteve të shkollimit; i pari është drejtuesi; i dyti, duke punuar nën drejtimin e arsimtarit, do të përvëtsojë njohuritë, shkathësitë, shprehitë që përcaktojnë programet mësimore. (Kraja, M. Mustafa, C. Kraja, E., 2012)  Patjetër që qëllim parësor i arsimtarit inovator është kreativiteti dhe nxitja e nxënësve për aktivitete pune në klasë dhe jashtë saj. Arsimtarët inovativë të shekullit XXI nuk janë ligjërues që u’a marrin kohën nxënësve,  por  ata  janë  fasilitatorë  (letësues) dhe udhëheqës të mirë në peocesin e të nxënit. (Kate, B., Walsh, S., Kiranshiska, T., Llazarevski, Gj., 2015) Ndërkaq, për t’i socializuar nxënësit gjatë aktiviteteve mësimore në klasë, ata krijojnë grupe të vogla punese, përmes të cilave nxënësit ia dalin më mirë dhe më sigurt në zgjedhjen e problemeve. Në përkrahje të sfidave të ndryshme, mësimëdhënia funksionon si mundësi e cila mund të jetë në favor të nevojave dhe kërkesave të nxënësve, duke ofruar eksprienca më të ndryshme, me anë të të cilave do t’u ndihmohet në zhvillimin e tyre social, intelektual, fizik dhe emocional në mënyrë të përshtatshme për nivelin e zhvillimit të tyre.[10]

 

2.2.        Arsimtaret inovatorë të shekullit XXI:

 

  • Aftësojnë nxënësit për të mësuar gjatë gjithë jëtës së tyre
  • Sigurojnë kushte për zhvillimin e aktiviteteve praktike në klasë dhe jashtë saj
  • Krijojnë mjedisë demokratik në klasë
  • Krijojnë kushte të përshtatshme për secilin nxënës për përfitimin e aftësive individuale teorike dhe praktike.
  • Klasë ku në qendër të vëmendjes është nxënësi
  • Motivojnë nxënësit për të nxitur metoda aktive të të nxënit
  • Krijojnë bashkëpunim të ngrohtë me prindër, komunitetin e më gjerë
  • Krijojnë mbeshtesinë nxënësit në mendimet e tyre individuale
  • Krijojnë dosje për secilin nxënës etj.

Arsimtari, roli i të cilit në shkollën bashkohore dukshëm është ndryshuar në organizimin e mësimit dhe në ngritjën e cilësis së shkollës, duhet shikuar si udhëheqës apo drejtues i procesit të mësimit dhe të nxënit.[11] Në tri periudhat zhvillimore duhet të ndryshohet roli i arsmtarit sepse duhet  të  jetë  ndërmjetësuesë  në  mes nxënësit dhe asaj që ai duhet ta mësojë dhe ta zbatojë në jetë. (Murati R. , Demokratizimi i sistemit edukativo arsimor, 2016)  Roli i arsimtarit ndryshon edhe në raport me vlerësimin sepse në mësim është e domosdoshme nxënësit vazhdimisht të aftësohen për vetëvlersim si dhe për vlerësimin e njohurive dhe aktiviteteve të nxënësve  në grup dhe klasë.[12] Zhvilimi i individit është proces i pakthyeshëm prandaj detyrë e arsimit dhe edukimit është që ta drejton dhe menaxhon drejtë këtë proces.

3.    Arsimtari inovatorë në rolin e aktorit në klasë

Në disa situata, arsimtari inovator është edhe aktor i mirë në klasë, me qëllim të krijimit të një klase të gjallë pune dhe me qëllim të stimulimit dhe motivimit të   nxënësve, duke demostruar qëndrimin, humorin dhe gjeste të tjera në favor të rritjes së rezultateve më të kënaqshme në klasë. Por, nuk do të thotë që i gjithë procesi mësimor i epokës së digjitalizimit të ri të kalojë në   metaforë. (Paavola & Hakkarainen, 2014).

Baza themelore e të dhënave për arsimtarin janë: plani dhe programi mësimor, plani operativ, librat dhe mjetet e tjera mësimore. (Murati R. , Mësuesi bashkëkohor dhe arsimi cilësor, 2019)

Për të kthyer vëmendjen e plotë të nxënësve dhe për ta bërë me tërheqëse orën mësimore, arsimtari ndërron rolin e tij, ngase i njejti rol për nxënësit është i mërzitshëm. (Idrizi, 2016) Arsimtari, me rolin e tij pozitiv në klasë, nxënësit i bënë më aktivë, duke i bërë ata që shikimin dhe mendjen ta mbajnë në të shumtën e kohës në drejtim të arsimtarit. (MAShT, 2015) Për t’i kthjellur nxënësit nga gjumi, arsimtari bën ndryshimin e rolit të tij brendapërbrenda orës mësimore, duke ndryshuar, mëmyrën e të shpjeguarit, si:  futjen e humorit, demostrimin e përmbajtjeve mësimore, biseda të ngrohta për të zgjuar kureshtjen e nxënësve, futjen e teknikave të reja mësimore etj., me qëllim që në këto raste të rris përqendrimin dhe interesimin e nxënësve për punë efektive në klasë. (Manual për mësuesin, 2015)

Arsimtari inovator, për të pasur situatën e klasës nën kontroll, jo vetëm që aktron por ai luan edhe shumë role të tjera të mundëshme, duke shfrytëzuar gjithë potencialin e tij, bashkë me shkathësit dhe aftësit profesionale që ka në dispozicion, me qëllim që tek nxënësit të krijojë bindje, vullnet dhe dashuri për punë. (Mësimdhënia dhe të nxënit në edukimin joformal, 2016) Arsimtari mund të jetë aktor i mirë në rolin e tij, ngase ai është personazhi kryesor në mesin e shumë personazheve të tjera me role të ndryshme. Nëse ai si personazh kryesor di “Të aktrojë” mirë rolin e tij në klasë, të pranishmit (nxënësit) i bën që të ndihën aktivë në punën e tyre të palodhshmë. Ai është personi më meritor që, me rolin e tij të besueshëm në klasë, krijon edhe shumë aktorë të tjerë pozitivë, të cilët pa dyshim që do të jenë e ardhmja e një shoqërie me role positive. Arsimtari inovativ, çdoherë është në kërkim të formave, metodave, mjeteve, teknikave dhe teknologjive të reja mësimore. Në planifikimin e mësimit kërkohen zgjidhje në lidhje me dilemat.[13]

 

 

 

4.    Përfundimi

Zbatimi dhe ndikimi i inovacioneve mësimore në mësimdhënie në shkollat fillore është parë si një element tepër i rëndësishëm. Kemi parë se arsimtari inovativ është tepër i rëndësishëm dhe tejet frytdhënës për ngritjen e cilësis së mësimëdhënies dhe nxënësit.  Ndërsa për këtë kërkohet një përkushtim maksimal i të gjitha palëve të interestit të shkollës si: menagjmenti, mësimdhënsit dhe nxënësit.

 

5.    Rekomandimet

Arsimtaret, si zbatues të mësimit inovativ, të praktikojnë metoda alternative të mësimit inovativ, duke përdorur metodologji të ndryshme pedagogjike, të cilat janë tepër të nevojshme për të mbajtur në nivel të lartë cilësin e mësimit në shkolla.

Në mënyrë që mësimi inovativ të jetë kreativ dhe nxitës i cilësisë së mësimit për nxënësit, shkollat duhet të krijojnë klimë të përshtatshme dhe hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin e mësimit inovati, qoftë me mjete konkrete qoftë të improvizuara.

Literatura

Bektashi, B. (2009). Mbingarkimi i nxënësve me mësime në shkollë. Prishtinë, Kosovë.

Fullan & Hargreaves. (2013). Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim. Tiranë.

Idrizi, M. (2016, Qershor 29). Retrieved from https://sq.wikipedia.org/wiki/ldriz   23.12.2022

Issues . (2009). Speech in teacher education. Retrieved from https://www.tandfonline.com/doi/abs/10.1080/00335634609381168  24.12.2022

Jason. (2015, Dhjetor). What you Need to be an innovative Educator. Retrieved from http://www.edutopia.org/blog/what-you-need-innovative-educator-terry-heick  28.12.2022

Kate, B., Walsh, S., Kiranshiska, T., Llazarevski, Gj. (2015, Nentor). Projekti per arsimin fillor, Krijimi i mjedisit per te nxene. Retrieved from http://www. stepbystep.org.mk/WEBprostor/Krijimiimjedisitp%C3%ABrt%C3%ABnx%C3%ABnit p%C3%ABr 05.01.2023

Kraja, M. Mustafa, C. Kraja, E. (2012). Pedagogjia. Tiranë.

Mandie. (1985). Novacionet në mësim. Prishtinë, Kosovë: pg. 15.

Manual për mësuesin. (2015, Nentor 10). Retrieved from https://www.facebook.com/permalink.php? id= 478341388865017&story bid=-861282413904244  09.01.2023

Marsh, J. C. (2009). Koncepte themelore për të kuptuar kurrikulimin. Tiranë, Shqipëri.

MAShT. (2013, Shkurt 23). Retrieved from https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/prezantim-kkk-vleresimi-dhe 18.01.2023

MAShT. (2015, Dhjetor 26). Retrieved from http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/niveli-i-03-04-2014.pdf   21.01.2023

MAShT. (n.d.). Doracak për arsimtarët e arsimit fillor. Retrieved from http://toolbox pep.org.mk/Files/ALB_Nastava%201%20ucenje%20na%2021-ot%20vek.pdf  22.01.2023

Mësimdhënia dhe të nxënit në edukimin joformal. (2016, Janar). Retrieved from http://www.fsash-spash.com/Non-form-educ-manual.pdf.(parèmè26 janar2016). 22.01.2023

Mijatoviq & VanBalkon. (2006). The Complexity of Becoming a Dialogic Teacher. pg. 3. Retrieved from https://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/1358684X.2018.1452145 25.01.2023

Murati, R. (2016). Demokratizimi i sistemit edukativo arsimor.

Murati, R. (2019). Demokracia në shkollë. Tetovë: Luma Grafik – Tetovë.

Murati, R. (2019). Mësuesi bashkëkohor dhe arsimi cilësor. Tetovë.

Murati, X. (2004). Pedagogjia e pergjitheshme.

Paavola & Hakkarainen. (2014). Mentoring in the New Millennium. Retrieved from https://www.tandfonline.com/doi/abs/10.1207/s15430421tip3901_8     03.02.2023

Shemsedini, H. (2016, tetor). http://zaninalte.al/2016/02/hafiz-ymer-shemsedini-mesues-i-gjuhes-shqipe-i- islamit-dhe-i-atdhetarizmit-ne-kosove-e-me-gjere 10.12.2023. Retrieved from http://zaninalte.al/2016/02/hafiz-ymer-shemsedini-mesues-i-gjuhes-shqipe-i- islamit-dhe-i-atdhetarizmit-ne-kosove-e-me-gjere   12.02.2023

Step by Step. (2015, November). Ngritja e brezave të së ardhmës në duart e mësuesve të sotëm. Retrieved from http://www. stepbystep.org.mk/WEBprostor/Krijimiimjedisitp%C3%ABrt%C3%ABnx%C3%ABnit p%C3%ABr 12.02.2023

Vojk & Ismajli. (2012). Evolution and current state of assessment . Retrieved from https://www.tandfonline.com/doi/abs/10.3152/147154602781766573    12.02.2023

Zylfije, H. (2011). Retrieved from https://www.tandfonline.com/action/doSearch?AllField=zylfije+  12.02.2023

 

[1] (http://www.edutopia.org/blog/what-you-need-innovative-educator-terry-heick) 10.12.2022

[2] (http://zaninalte.al/2016/02/hafiz-ymer-shemsedini-mesues-i-gjuhes-shqipe-i-) 10.12.2022

[3] (Murati R. Demokracia ne shkolle, 2019)

[4] (Murati R. Tendencat bashkekohore ne arsim, 2018)

[5] (http://toolbox pep.org.mk/Files/ALB_Nastava%201%20ucenje%20na%2021-ot%20vek.pdf) 07.01.2023

[6] (https://sq.wikipedia.org/wiki/ldriz) 07.01.2023

[7] (Murati R. Mesuesi bashkekohor dhe arsimi cilesor, 2019)

[8] (Murati R. Dekomokracia ne shkolle, 2019)

[9] (http://www.fsash-spash.com/Non-form-educ-manual.pdf.(parèmè26 janar2016) 10.01.2023

[10] (http://www. stepbystep.org.mk/WEBprostor/Krijimiimjedisitp%C3%ABrt%C3%AB) 10.01.2023

[11] (Murati Xh. Pedagogjia e pergjitheshme, 2004)

[12] (Murati R. Demokratizimi I sistemit edukativo-arsimor, 2016)

[13] (https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/prezantim-kkk-vleresimi-dhe-) 29.01.2023

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...