E diel, 19 Janar, 2025

Nga Klodiana Geaga: Mësimdhënës, asnjëherë mos kritikoni nxënësit për gabimet e bëra!

- Advertisement1-

Gabimet e nxënësve nuk duhen kritikuar.

Mos i lejoni nxënësit të përdorin korrektorin për të fshirë gabimet. BUZËQESHNI dhe ARGUMENTOJENI në një tjetër kontekst përgjigjen e gabuar dhe çfarë është më e rëndësishmja asnjëherë me ton të lartë zëri.

- Advertisement -

Gabimet e nxënësve nuk duhen kritikuar dhe nuk duhet të merren shembull gjatë gjithe kohës.Të gjithë fëmijët bëjnë gabime dhe detyra e mësuesve është ti bëjnë nxënësit të mësojnë prej gabimeve të tyre.Një nxënës që gabon dhe nuk kritikohet provon përsëri një alternative tjetër duke e zhvilluar të mënduarin kritik,por nga ana tjetër dikush që përgjigjet dhe kriktikohet nuk hap gojën më. Pesha e kësaj kritike varet shumë me mënyrën sesi e përjeton fëmija. Ka fëmijë që e anashkalojnë siҫ ka edhe të tjerë që mbyllen në vetvete dhe ndrydhin mendimet e ndjenjat e tyre duke mos guxuar të përgjigjen përsëri.

ASNJËHERË MOS KRITIKONI NXËNËSIT PËR GABIMET E BËRA!

Kur flasim për gabime, kuptojmë gabime që lidhen me proҫesin mësimor. Shpesh njohurite e reja janë të ngatërrueshme dhe të pakapshme për një numër nxënësish. Ka nxënës që i kapin menjëherë ashtu siҫ ka edhe të tjerë që nuk i kuptojnë me të parën por duhet disa herë ti shpjegohet. Shpesh mësuesi e mat përformancen e orës së mësimit dhe arritjen e objektivave mësimore me anë të një minitesti në fund të orës. POR, a është gjithmonë efektiv dhe i saktë minitesti në fund të orës?

Për mendimin tim JO. Më ndodh shpesh që nxënësit rrinë si të habitur dhe duke qeshur i kthej përsëri në klasë duke i thënë: -Nxënës mos shkoni pas ҫadrës së Meri Popinsit!

Ata qeshin dhe kthehen përsëri tek dërrasa e zezë.Jo të gjithë kanë të njëjtën shkallë të përqëndrimit gjatë orës mësimore. Disa kanë mendjen tek një lodër diku në shtëpi e disa të tjerë tek buka që kanë në ҫantë.

Gabimet e tyre janë normale dhe gjithmonë duhen argumentuar. Mos i lejoni nxënësit të përdorin korrektorin për të fshirë gabimet. Mjafton që atë ta fusin brenda kllapave.

- Advertisement -rrrrrrr

Duke e mbuluar gabimin ata e harrojnë atë dhe mund ta përsërisin. Ndërsa duke e shikuar herë pas herë gabimin brenda kllapave e mësojnë dhe nuk e bëjnë më. Duke mos i kritikuar nxënësit për gabimet i mëson ata të jenë më të lirshëm dhe më të qetë në dhënien e mëndimeve të tyre.

BUZËQESHNI dhe ARGUMENTOJENI në një tjetër kontekst përgjigjen e gabuar të nxënësit. Shkronjën e dalë nga rreshti ose mbledhjen e gabuar mund ta rregullojmë duke i thënë: -Si thua, ta përsërisim edhe njëherë? Asnjëherë me ton të lartë zëri, por i duruar i matur dhe i qetë. Në fund të fundit ky është profesioni ynë dhë i tillë duhet të jetë mësimdhënësi.

(Klodiana Geaga, mësuese e arsimit fillor; Portali Shkollor)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtori i Arsimit në Deçan takon drejtorët e shkollave – ja çka biseduan

Drejtorët e shkollave në Deçan u pritën sot nga Drejtori i DKA-së, Besnik Hulaj,...

Venimi: Programi “Art, Zeje, Sport” gjatë këtij viti do shtrihet edhe në 100 shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi zgjerimin e programit “Art, Zeje, Sport”...

“Shërbimet psiko-sociale në shkolla, të mbingarkuara”

Arsimi cilësor dhe siguria në shkolla mbetet një nga sfidat më të mëdha për...

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në...