Nga kjo e shtunë, datë 15 tetor do të nis zëvendësimi i orëve të humbura në shkollat e Kosovës.
Nxënësit kosovarë për shkak të grevës një mujorshe, deri në janar nuk do t’i kenë vazhdimisht vikendet (e shune e diele) ditë pushimi.
Për të zëvendësuar orët e humbura nga greva nxënësit do të shkojnë një të shtune po një jo, pra dy të shtune brenda muajit do t’i kenë mësim.
Por Këshilli i Prindërve po e kundërshton këtë, duke thënë se janë që të shtohet një orë mësimore brenda orarit të ditëve të javës dhe të mos punohet të shtunën.
Por burime nga shkolla “Dardania” në Prishtinë kanë thënë se nga drejtoriai kanë lajmëruar se zëvendësimi i orëve nis nga kjo e shtunë.
Mirëpo disa prindër që nuk kanë dashur të prononcohen kanë deklaruar se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë të shtunave.
Arbërie Nagavci tregon se si do të zëvendësohen orët e humbura