Sipas Kalendarit të vitit shkollor 2025/2026, shkollat në vend do të zhvillojnë pushimin vjeshtor nga data 29 tetor deri më 31 tetor 2025.
Pas përfundimit të pushimit, mësimi do të rifillojë të hënën, më 3 nëntor 2025.
Kujtojmë se gjysmëvjetori i parë përfundon më 24 dhjetor, pasi pushimi dimëror nis nga data 26 dhjetor 2025 deri më 7 janar 2026. Gjysmëvjetori i dytë fillon më 8 janar 2026.
