Jam përkrahës i madh i mësuesve! Më besoni! Jam! Dhe gruaja ime poashtu.
Por nga këndvështrimi im si prind, më duket se, ne, jemi duke e ngarkuar mësuesin e fëmijëve tanë që të kryej punën tonë. Ja pse mendoj kështu.
Nuk është obligim i Mësuesit që t’i mësojë fëmijëve tanë gjërat elementare që e bëjnë ate qytetar të përgjegjshëm, përderisa ai është i gatshëm të ndihmojë zhvillimin intelektual të nxënësve. Në fakt, mësuesi do të duhej të ketë lehtësime nga ne, duke i edukuar ne fëmijët tanë.
Poashtu nuk do të duhej të jetë përgjegjësi e mësuesit të mësojë fëmijën tim të thotë “ të lutem dhe faleminderit”, përkundrazi ai do të duhej të ketë lehtësim për këtë nga ne, prindërit.
Është DETYRË e JONA t’i mësojmë fëmijëve sjelljen me respekt dhe pa ngacmime me të tjerët, jo e mësuesit. Ne duhet t’ia lehtësojmë atij punën, duke i rritur fëmijët tanë në frymën e miqësisë dhe tolerancës.
Mësuesi nuk duhet t’i mësojë fëmijët e mi që të respektojnë autoritetin. Ai do të duhej të jetë i lehtësuar edhe nga kjo, ngase këtë e bëjmë unë dhe gruaja ime. Kur mësuesi të kërkon nga djali im të kryej dicka, unë do të duhej ta kisha mësuar ate që të përgjigjet “Po mësues/e” ose në ndonjë rast të vecant edhe të pyes, me shumë respekt, “ Pse?”
Mësuesi nuk do të duhej t’i mësojë vajzës sime për rreziqet nga rrjetet sociale.Sepse nuk ishte ai, që i bleu vajzës sime 12 vjece, një smart phone dhe të pret që ajo të kuptojë përgjegjësit që vijnë me smartphone.
Mesuesi i saj do të duhej të jetë i liruar nga përgjegjësia e të mësuarit të saj për rreziqet nga ngacmimet nga persona të sëmur në faqe si Facebook, Instagram, Snapchat e rrjete tjera sociale.
Mësuesi do të duhet të jetë i liruar nga të mësuarit e djalit tim për higjienën personale. Kjo për arsye se pastrimin e duarve dhe trupit dhe ndërrimin e rrobave, duhet t’ia mësoj UNË.
Mësuesi nuk do të duhej të mësojë fëmijët e mi, që ata jetojnë në një univers të madh, i cili nuk sillet rreth tyre,sepse ata nuk janë të vetmit në botë. Që është në rregull ndonjëherë të mos thuash asgjë, që fikja e telefonit gjatë orarit mësimor, nuk do të shkaktojë ndonjë dëm fizik. Që ata janë përfitues të llotarisë gjenetike dhe që shkojnë në shkollë ku nuk mungon rryma, uji, kompjuterët, ushqimi si dhe mësuesit të cilët me të vërtetë kujdesen për ata dhe dëshirojnë ti shohin ata të suksseshëm.
Dhe kur ne pyesim veten se pse Johnny nuk po mëson leximin dhe shkrimin, ju lutem mundohuni të kujtoni, që nëse mësuesi duhet t’i mësojë të gjitha ato që u përmendën më lartë, kjo do të vështirësojë punën e tij për t’ia mësuar leximin dhe shkrimin.
Nuk duhet të presim që mësuesi t’ua mësojë të gjitha ato që i përmenda më lartë. Mësuesi duhet të jetë përfitues i lehtësimeve nga kryerja e të gjitha këtyre me fëmijët tanë.. nga gruaja ime dhe unë.
Ne , PRINDËRIT, duhet të kryejmë punën tonë sa më mirë, dhe të dërgojmë fëmijët tanë që të mësojnë mësime shkollore dhe jo mësime për jetën.( deri në moshën gjashtë vjecare mund të arrihen këto, L.R).
Por si Prind, unë shpesh dështojë në përgjegjësitë e mija prindore. Dhe kur dështoj, unë jam i qetë, sepse e di që aty janë mësuesit e devotshëm, të cilët, megjithate, do të gjejnë kohë ti rikujtojnë fëmijëve të mi që të përdorin të lutem e faleminderit, që të kenë kujdes nga rreziqet në rrjetet sociale, që të mbajnë higjienën personale dhe ti mësojnë si të jenë njerëz më të mirë, sepse kjo është ajo që mësuesit ë mirë bëjnë!
Perktheu dhe pershtati L.R