Nga Judita Dedi: Pse shumë nxënës stepen të dalin në skenë

- Advertisement5 -

Kur frika se mos bëhen meme i largon nga skena.

- paragrafi 1 -

Shumë nxënës të talentuar nuk pranojnë të dalin në skenë, të këndojnë apo të interpretojnë, sepse ndihen të vëzhguar dhe kanë frikë se mos gabojnë ose gjykohen nga të tjerët. Disa tremben se mos harrojnë tekstin, se mos zëri nuk del si duhet apo se mos të tjerët qeshin. Emocionet në skenë janë normale, sidomos kur një njeri nuk është mësuar të dalë para publikut.

- Advertisement - M1

Por sot ekziston edhe një frikë tjetër: frika nga filmimet, videot në rrjete sociale apo komentet e të tjerëve. Shumë nxënës mendojnë: “Po sikur të më filmojnë?”, “Po sikur të bëhem meme?”, “Po sikur të qeshin me mua?”. Për këtë arsye, disa largohen nga kori ose refuzojnë të këndojnë, edhe pse mund të kenë talent.

Kjo ndodh shpesh sidomos tek djemtë, të cilët marrin pjesë më pak në kor sepse kanë frikë nga bullizimi apo nga paragjykimet se këndimi nuk është për ta. Në të vërtetë, muzika nuk është as për vajza dhe as për djem, por për këdo që ka dëshirë të shprehë veten.

Për ta parandaluar këtë, shkolla duhet të vendosë rregulla të qarta që gjatë provave apo aktiviteteve të mos bëhen filmime pa leje. Nxënësit duhet të kuptojnë se një video apo një meme mund të lëndojë dikë dhe t’i shuajë dëshirën për të treguar talentin.

- Advertisement - m2

Duhet të bëhen edhe biseda për bullizmin dhe rrjetet sociale, që nxënësit të kuptojnë sa shumë ndikojnë talljet tek të tjerët. Gjithashtu, duhet të krijohet një ambient ku nxënësit mbështesin njëri-tjetrin.

Me më shumë prova, besim dhe mbështetje, frika do të fillojë të largohet. Nëse një nxënës ndihet i sigurt se nuk do të filmohet apo tallet, do ta ketë shumë më të lehtë të dalë në skenë.

judita 3