Nga Judita Dedi: Në shkollë me grim e filtra – vajzat mes moshës dhe dukjes

- Advertisement5 -

“Vajzat që rriten shumë shpejt.”

- paragrafi 1 -

Shumë vajza sot, që në shkollë fillore apo 9-vjeçare, ndihen të detyruara të lyhen, të vishen si më të rritura që të duken perfekte. Ato shohin rrjetet sociale, videot dhe njerëzit që ndjekin, dhe mendojnë se duhet të jenë njësoj për t’u pëlqyer nga të tjerët.

- Advertisement - M1

Ka vajza shumë të vogla që nuk ndihen mirë pa makijazh, që kanë turp të dalin pa filtra apo pa u dukur “perfekte”. Në vend që të jetojnë moshën e tyre, të luajnë, të qeshin dhe të mos shqetësohen për pamjen, ato fillojnë të mendojnë shumë herët për trupin, fytyrën dhe mendimin e të tjerëve.

Nëpër shkolla shihen gjithnjë e më shpesh vajza me grim, me qerpikë të gjatë, me thonj artificialë dhe të veshura sikur janë shumë më të rritura se mosha që kanë. Shpesh ato krahasohen me njëra-tjetrën dhe ndihen keq nëse nuk duken si shoqet apo si vajzat që shohin në internet. Ka raste kur një vajzë paragjykohet sepse nuk lyhet dhe quhet “e thjeshtë”, ndërsa një tjetër gjykohet sepse lyhet shumë. Kjo i bën vajzat të jetojnë me presion që në moshë të vogël.

Edhe në rrugë, në lokale apo në rrjete sociale, shohim vajza të vogla që përpiqen të duken si gra të rritura. Ato mendojnë se bukuria vjen vetëm nga pamja e jashtme dhe jo nga mënyra si janë si njerëz.

- Advertisement - m2

Kjo është e trishtueshme, sepse fëmijëria është mosha më e bukur dhe nuk duhet humbur duke menduar gjithë kohën për pamjen.

Shpesh nuk është faji i tyre. Presioni vjen nga rrjetet sociale, nga krahasimet, nga komentet dhe nga ideja se një vajzë vlen më shumë nëse duket bukur. Shumë prej tyre rriten me mendimin se duhet të jenë perfekte që të pranohen nga të tjerët.

Por fëmijët duhet të jetojnë moshën e tyre. Një vajzë e vogël nuk ka nevojë të lyhet për të qenë e bukur. Ajo është e bukur ashtu siç është, me buzëqeshjen, pafajësinë dhe moshën e saj.

judita

*Autorja e shkrimit është mësuese e muzikës

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara