Nga Judita Dedi: Edukimi me muzikën klasike – një urë mes shkollës dhe skenës së Operës

- Advertisement5 -

Bashkëpunimi mes shkollave 9-vjeçare të Tiranës dhe Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit përmes nismës “Eja këndo me ne” është një nga aktivitetet më të bukura artistike për nxënësit tanë. Ky projekt nuk është thjesht një koncert, por një proces i vërtetë edukimi me muzikën klasike korale.

- paragrafi 1 -

Përmes këtij bashkëpunimi, fëmijët mësojnë disiplinën, harmoninë, dëgjimin e njëri-tjetrit dhe përgjegjësinë që kërkon këndimi në kor. Kontakti me repertorin klasik i ndihmon të formojnë shijen artistike dhe respektin për artin e mirëfilltë.

- Advertisement - M1

Të performosh në skenën e Operës është një emocion i madh dhe një përvojë që rrit vetëbesimin e tyre.

Këtë vit, aktiviteti ka marrë përmasa edhe më të mëdha, pasi do të konkurrojnë të gjitha shkollat 9-vjeçare të Tiranës. Kjo e bën nismën edhe më domethënëse, sepse e kthen muzikën klasike në një përvojë të përbashkët për gjithë nxënësit e qytetit.

Jam e lumtur që për herë të dytë jemi pjesë e këtij prezantimi. Vitin e kaluar, Shkolla 9-vjeçare “Kosova” dhe kori im u nderuan me çmimin e dytë, një vlerësim që na motivon të punojmë edhe më fort.

- Advertisement - m2

Një falënderim i veçantë për Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit për këtë nismë të vyer, që afron shkollat me artin dhe i jep muzikës klasike vendin që meriton në edukimin e brezit të ri.

Autorja është mësuese muzike dhe drejtuese kori