Nga Judita Dedi: “Ç’më duhet muzika?” – një pyetje që tregon më shumë sesa duket

- Advertisement5 -

“Ç’më duhet muzika… s’do bëhem muzikant.”

- paragrafi 1 -

Këtë fjali e dëgjojmë shpesh në shkollë.

- Advertisement - M1

Ndonjëherë nga nxënës të lodhur, ndonjëherë nga ata më të mirët, që mendojnë se vlera e një lënde matet vetëm me të ardhmen profesionale.

Por këtu nis problemi. Sepse muzika, arti pamor… nuk janë lëndë për të bërë profesion.
Janë lëndë për t’u bërë njeri.

Jo çdo nxënës do bëhet muzikant. Ashtu si jo çdo nxënës që mëson matematikë do bëhet matematikan.

- Advertisement - m2

Por askush nuk pyet: “ç’më duhet matematika?” Sepse disa gjëra nuk mësohen për titull,
por për formim.

Muzika të mëson të dëgjosh.

Të ndjesh.

Të presësh radhën.

Të jesh pjesë e një harmonie, pa pasur nevojë të jesh gjithmonë në qendër.

Dhe megjithatë… shpesh trajtohen si “lëndë të lehta”.

Si nota që duhen marrë patjetër 10 —ta vetëm sepse nuk janë “të vështira”.

Por arti nuk është i lehtë.

Ai është i sinqertë.

Nuk matet me përmendësh.

Nuk kopjohet.

Dhe nuk jepet me detyrim.

Dhe ndonjëherë, pa dashje… vetë ne si sistem bëhemi pengesë.

Nxënës që marrin pjesë në aktivitete, në kor, në konkurse…

fillojnë të shihen si “të shpërqendruar nga mësimet”.

Dëgjohet shpesh: “ka rënë nga mësimet se merret me aktivitete…”

Por a është vërtet kështu?

Apo ndoshta nuk kemi mësuar ende t’i shohim këto si pjesë të edukimit, dhe jo si devijim prej tij?

Sepse një fëmijë që këndon, që krijon, që përfaqëson shkollën… nuk po humbet kohë.
Po ndërton veten.

Një nxënës i mirë nuk është ai që merr 10 kudo.

Është ai që kupton vlerën e asaj që mëson, edhe kur nuk e sheh menjëherë dobinë.

Një njeri pa art, pa ndjeshmëri, pa zë të brendshëm, mund të jetë i ditur… por kurrë i plotë.