E hënë, 3 Mars, 2025

Nga Jehona Lushaku: Arsimi me kryeministrin Kurti – dorëzim dhe dështim

- Advertisement1-

ARSIMI me kryeministrin Kurti – DORËZIM dhe DËSHTIM

Të pranosh dështimin është fillimi i përgjegjësisë dhe reflektimit. Por, të hedhësh barrën e keq-qeverisjes mbi supet e prindërve nuk është vetëm një akt i papranueshëm, por edhe një shfaqje e pastër e hipokrizisë.

- Advertisement -

Sipas logjikës së Kryeministrit Kurti, trinomi i fajësisë për gjendjen e arsimit përfshin nxënësit, mësuesit dhe prindërit – por asnjëherë qeverisjen e tij të paaftë. Në tre vitet e tij në detyrë janë alokuar plot 370 milionë euro për arsimin. Përfundimi? As strategji, as vizion, e as zgjidhje konkrete për sfidat e përballuara.

Premtimeve për ndërtimin e qindra çerdheve u mungon realizimi; as pesë nuk janë ndërtuar në tre vite. Bibliotekat e reja? Janë vetëm një ëndërr e parealizueshme. Nismat për të rritur cilësinë e arsimit mungojnë plotësisht.

Rreth ndërlidhjes mes tregut të punës dhe arsimit pyes veten: për cilin treg pune flet kryeministri, kur të rinjtë e vendit po e braktisin Kosovën çdo ditë në kërkim të mundësive në Evropë?

Në vitin e fundit të mandatit të tyre, askush nuk mund të pretendojë se arsimi ishte prioritet i një qeverie që dikur i etiketoi qytetarët si “analfabetë të fshehtë”. Zhvillimi i vërtetë arsimor kërkon më shumë se fjalë të bukura; kërkon përkushtim të vërtetë, përditë dhe transparent.

* Autorja është drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesit në Korçë paralajmërojnë grevë pas uljes së pagave: Afati deri më 31 mars!

350 mësues ciklit të ulët dhe parashkollorit janë prekur nga ulja e pagës së...

Sheribane Xheladini, arsimtarja e Biologjisë që ka arritur të ngjallë kuriozitetin shkencor tek nxënësit

Arsimtarja Sheribane Xheladini, e lindur më 13 maj 1962, ka nisur rrugëtimin e saj...

Minavere Reçica, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Hasan Prishtina” në Llugaxhi

Shkollat po vazhdojnë të shpallin mësimdhënësit më të dalluar. Këtë e ka bërë edhe shkolla...

Rrahman Jasharaj: Nëse s’ka dialog me Qeverinë, ka protesta e greva

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj po...